Home KRYESORE Shqiptari që ka jetuar me terroristin e Berlinit thote se:

Shqiptari që ka jetuar me terroristin e Berlinit thote se:

Një operacion ndërkombëtar kërkimi i shtrirë në të gjithë Evropën po zhvillohet prej dy ditësh për të gjetur autorin e vetëm të dyshuar deri më tani nga Policia dhe Inteligjenca gjermane, lidhur me sulmin e ndodhur të hënën mbrëma në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Por gazetarët e BBC kanë gjetur ndërtesën në të cilën 24-vjeçari tunizian, Anis Amri ka jetuar në Gjermani dhe aty mësohet se ka qëndruar për disa kohë edhe me shqiptarë.

Sipas BBC, në një ndërtesë të vogël, pak të veçuar dhe rrethuar me fusha, 16 emigrantë meshkuj jetojnë aty, refugjatë të rinj irakenë dhe shqiptarë, që thanë se dinin shumë pak per Anis Amrin.

Ai mesa duket ka qëndruar në këtë banesë për një kohë të shkurtër.

“Nuk e njoh fytyrën e tij”, shprehet Andi, i riu nga Shqipëria, kur gazetari i BBC i tregoi një foto të autorit të dyshuar të Berlinit.

“Por kemi biseduar për sulmin me refugjatët e tjerë dhe sesi ky person kishte lidhje me xhihadistët këtej. Ndoshta ka patur vërtetë. Është e tmerrshme. Askush këtu nuk di shumë rreth tij”.

Anis Amri, ishin nën monitorim në fillim të këtij viti i dyshuar për planifikimin e një grabitje me armë, por pastaj u hoq nga vëzhgimi për shkak të mungesës së provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai ishte dënuar katër vjet për zjarrvënie në Itali./Panorama/

Share: