Home KRYESORE Te flasësh për probleme konkrete te Himares ne mënyre politike ne Konispol...

Te flasësh për probleme konkrete te Himares ne mënyre politike ne Konispol sot qe drejtohet nga PDIU, është abuzive.

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë debatit me shtetin fqinj, sa i takon minoritetit grek në Shqipëri! Në fakt keto probleme linden pas tentatives per shembjes të disa ndërtimeve në Himarë dhe, Athina zyrtare reagoi duke e cilësuar si cënim i të drejtave të minoriteteve.

Kreu i qeverisë shfrytëzoi sot një ceremoni për ndarjen e certifikatave të legalizimeve në Konispol, me të cilat u pajisen edhe përfaqësues të minoritetit për ta sjelle si shembull se qeveria e tij respekton çdo shtetas pavarësisht kombësisë se tij.

Ne fakt edhe Komuniteti i Himares ku brenda eshte edhe ai i pakices greke kerkon vetem pajisjen me certifikata pronesie dhe pastaj komunikim me shtetin per projektet e medha, por kryeministri duke bere te paditurin ndersa jepte certifikata lefalizimi ne Konispol, tha se ata që i fryjnë një debati të tillë e bëjnë vetëm për interesa të ngushta politike.

Edi Rama vete nuk mbeshtetet kurre keshtu ne interesa politike? Ne fakt vete kjo deklarate eshte e tille kur mendon se foli per Himaren në Bashkinë e Konispolit, që drejtohet nga PDIU e cameve.

Kryeministri Rama ka sulmuar kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, që sipas tij për interesa të ngushta partiake po keqinformon shtetin grek lidhur me çështjen e pronave dhe ai vet qe e sulmon Dulen nga Konispoli është i sinqerte.

Ne fakt, duke bere nje gje te tille ai ndoshta deshiron ti vendose kundër njeri tjetrin, Camet me Minoritaret, pra ben te kunderten e asaj qe thote!

Sigurisht qe po dhe ne vazhdimesi, por le te respektoje te drejtat themelore te pronesise ne Himare pa dallim etnie dhe sigurisht nuk do te kete nevoje ti bie pragut qe te degjoje dera. E drejta e prones eshte e patjetersueshme ne Europe e keshtu duhet te jete ne Himare e ne gjithe Shqiperine.

Share: