Nga Enxhi Nasufi*
Si qytetare e ketij qyteti pohoj me dhimbjen time, me zerin e qindra banoreve te Elbasanit se kam jetuar ne nje qytet, ku ndotja eshte kthyer ne gjene me te zakonshme e me te perditshme , e cila me sa duket behet shqetesimin vetem i momentit dhe pse familjaret tane jane te destinuar te ushqehen perdite me te.
E kjo po behet aq e zakonshme saqe kur Kryeministri yne po pranon ta ktheje vendin ne nje magazine te madhe plehrash , edhe me kete ne pajtohemi sepse nuk kemi ze te bertasim te ndalim keto marifete te paligjshme qe shoqata e Rames po tenton te integroje ne vend bashke me reformat e tij imagjinare.
E c’duhet te bej me teper ai dhe klani i tij, te cojne drejt groposjes kete popull qe i besoi voten? E ne te rinjte e ketij vendi pranojme qe te ardhmen tone ta ndertojme ketu?
Prandaj sot zeri im behet zeri i githe te rinjve , i nje populli qe me ndotjen s’duhet te lidhe me pakte por te kerkoje te pakten te drejten e tij per te thithur oksigjen te paster, te kerkoje te pakten
parqet e lulishtet ku femijet e tyre te luajne shendetshem ,,te kerkoje te pakten te prej kesaj qeverie te deshtuar, te respektoje te drejten qytetare per te zgjedhur vete nese do te jetojne a jo ne kete vend. . .
E ky zeri im , ka qindra ZERA te tjere te mekur qe duhet te ngrihen e te kerkojne jo vetem nje qytet te paster, te kuruar e te gjelberuar, por dhe sigurine per te ardhmen, sepse dhe kete te fundit nuk besoj se duhet ta ndertojme ketu.
Eshte koha qe Rama dhe gjithkush qe ka besuar ne Shqiperi, te largohet e t’ja lere vendin njerezve vizionare qe me te vertete lidhen vetem pas nje interesi unik e te perbashket :”Te behet
Shqiperia”. . .
Sepse ne e duam vendin tone ,e duam te paster dhe pa korrupsion. E duam me drejtesi e arsim. E duam me nje te ardhme te sigurt. . .
Autorja eshte aktiviste e FRPD