Hakimi dhe më pas publikimi i e-mail-eve të shefit të fushatës së Hillary Clinton, John Podesta erdhi si rezultat i një gabim në shkrim, sipas prestigjozes Amerikane “New York Times”.
Gjatë muajit Mars, Podesta mori një e-mail nga Google ku thuhej se disa hakera po përpiqeshin të infiltronin llogarinë e tij Gmail.
Kur një ndihmës dërgoi e-mail tek shefi i IT-së për të pyetur nëse kërcënimi ishte real, ndihmësi i fushatës së Klinton, Charles Delavan tha se ishte një “e-mail legjitim” dhe se Podesta duhej të ndryshonte fjalëkalimin menjëherë.
Në vend që tu thoshte se e-mail-i ishte një kërcënim serioz dhe ndryshimi i fjalëkalimit duhej të bëhej menjëherë përmes uebsajtit të Google, gabimisht ai kishte thënë ndihmësit të klikonte e-mail-in mashtrues duke u dhënë hakerave qasje.
Delavan tha se qëllimi i tij kishte qenë shkrimi i fjalës “ilegjitim,” një gabim që ai tha se nuk ja ka faluar vetes akoma. E-mail-i ishte një sulm “peshkimi” i cili zbuloi fjalëkalimin e Podestas për hakerat. Pak kohë më pas Wikileaks publikoi e-mail-et e tij dërguar 10 vite më parë.
Gjatë Tetorit, firma e sigurisë Secure Works kishte identifikuar një lidhje Bit.ly e publikuar nga Wikileaks dhe e përdorur në sulmin ndaj Podesta. Ky shërbim i shkurtimit të lidhjeve e bën më të vështirë zbulimin e uebsajteve të dëmshme.
Secure Works kishte gjetur e-mail-in dhe përgjigjen e Delavan në arkivën e Wikileaks. E-mail-et e Podestas dominuan fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara./360grade.al