Priste një hyrje spektakolare në dasmën e saj, por gjithçka shkoj tragjikisht keq kur helikopteri me të cilën po fluturonte u rrëzua vetëm disa minuta para se të ulej!
Rosemeire Silva Nascimento e veshur me fustanin e bardhë dhe vello ndërroi jetë në vend, bashkë me tre persona të tjerë të ekuipazhit.
Infermierja 32-vjeçare kishte planifikuar një surprizë për të fejuarin e saj, Udirely Narques Damasceno, 34 vjeç, dhe për 300 të ftuarit e tyre me një hyrje spektakolare duke fluturuar me helikopter në Sao Lourenco de Serra, një lagje e pasur e Sao Paolo.
Dhëndri mbeti i shokuar para altarit kur iu tha se nusja e tij vdiq. Sipas organizuesit të dasmës, Carlos Eduardo Batista, një nga të paktët që e dinte surprizën, dhëndri nuk dinte gjë.
“Çdo nuse ka një ëndërr të bëj diçka të veçantë për ditën e madhe dhe për Rosemeire, ëndrra e saj ishte të shkonte në dasëm me helikopter pa e ditur kush më parë”, thotë Carlos.
Përveç saj, viktimë e aksidentit mbeti dhe i vëllai, Silvano Nascimento da Silva, që ishte shumë i lumtur për këtë plan, fotografja e dasmës, Nayla Cristina Neves Lousada e cila ishte 6 muajshe shtatzënë dhe Peterson Pinheiro, piloti./top channel