Katër vite nga vrasja makabre në Durrës e 18-vjeçares Aishe Vata, e cila ishte dhe në muajin e 3 të shtatzënisë, autori i krimit, Shaban Norja, i cilësuar si “Monstra e Durrësit” rrëfen peshën e madhe të dhimbjes dhe pendesës për ngjarjen makabre.
Në një intervistë në “NEWS 24” për emisionin ‘Studio e Hapur’, 84-vjeçari, i cili është dënuar me 25 vite heqje lirie pohon se ishte vet Aishja ajo që e luti ta vriste, pasi nuk pranonte që të abortonte. Madje, ne menyre krejt te pakutueshme i moshuari, preket teksa flet se vajzën e donte shumë.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në 9 tetor në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa vrasja u zbulua në 11 tetor.
18-vjeçarja kishte mbi dy ditë që nuk shkonte në shtëpi dhe për këtë arsye familjarët njoftuan policinë. Ditën e tretë të zhdukjes së saj, policia gjeti rreth 500 metra larg banesës së Shaban Norjas trupin e 18-vjeçares të cilës i ishte prerë kokën.
Pak ditë më pas u arrestua i moshuari, i cili në polici tregoi edhe vendndodhjen e kokës. Ai pranoi në këtë mënyrë vrasjen dhe historinë që kishte me viktimën.
Prokuroria në sallën e gjyqit mes provave të shumta paraqiti edhe analizat e AND-së që vërtetonin se ishte pikërisht 80-vjeçari (kur kreu krimin) që ishte babai i foshjes së palindur.
Sipas prokurorit, vrasja u planifikua nga autori për 3 javë me rradhë. Gjykata e Durrësit e dënoi të moshuarin me burgim të përjetshëm por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim iu konvertua në 25 vite heqje lirie.