Home KRYESORE Trump: Sulmi terrorist në Berlin tregon se kam pasur të drejtë për...

Trump: Sulmi terrorist në Berlin tregon se kam pasur të drejtë për myslimanët

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara!

“Ju i dini planet e mia. Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind i drejtë”, u tha Trump gazetarëve, te pakten sic raporton New York Times.

Megjithatë nuk është e qartë, te pakten pasi te marre detyren ku hyn ne fuqi filtra te tjere, nëse Trump ka riafirmuar thirrjen e tij shumë të kritikuar për ndalimin mbi emigracionin mysliman, ose sqarimin e tij të mëvonshëm se ai do të ndalë vetëm ata që hyjnë nga vendet me një histori të ekstremizmit islamik.

Share: