Home KRYESORE Urime Kishes katolike, për herë të parë refuzon të presë politikanët, por...

Urime Kishes katolike, për herë të parë refuzon të presë politikanët, por te shtroje dreke per nevojtaret në Krishtlindje

Për herë të parë këtë vit Kisha Katolike ka refuzuar të presë politikanët, ambasadorët dhe figurat publike. Pritje kjo që më parë ishte kthyer në traditë, por duket se Kisha Katolike ka vendosur që këtë vit ta prishë traditën e falsifitetit.

Më poshtë përmes kësaj deklarate shpjegohet edhe arsyeja.

“Festat e fundvitit janë gjithmone një motiv gëzimi për ne të gjithë. Për ne të krishterët, Krishtlindja është festa në të cilën ne kremtojmë hyrjen e Hyjit në historinë e jetës njerëzore mebrishtësinë e një fëmije. Në këtë kuptim Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, porveçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës.

Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim.

Së dyti duam t’ju lajmërojmë se, meshët kryesore, për kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, të udhëhequra nga Arqipeshkëvi i Tiranë Durrësit Imzot Gjergj Frendo O.P., do tëjenë: Mesha e Natës me datë 24 dhjetor në orën 24.00. Mesha e Ditës së Krishtlindjes do të jetë në orën 11.00.

Gjithashtu ju njoftojmë se Arqipeshkëvi do të japë mesazhin e tij të urimit të Krishtlindjes për mediat në ambientet e zyrës së tij me datë 23 dhjetor 2016 ora 10.00 dhe pas mesazhit do të jetë edhe një moment urimi koktejl me operatorët e mediave”.

Share: