Home KRYESORE Valbona Berishës/ Imamët shqiptarë që ndanë nga burri dhe dërguan në Siri...

Valbona Berishës/ Imamët shqiptarë që ndanë nga burri dhe dërguan në Siri nënën me djalin 6 vjeç

Drejtësia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Valbona Berishën, gruan shqiptare (nga Maqedonia) që jetonte prej vitesh në Itali. Ajo braktisi dy vite më parë burrin me dy fëmijët, ndërsa mori djalin e vogël dhe u largua pa lënë gjurmë drejt Shtetit Islamik.

Sot mediat italiane kanë arritur të zbardhin detaje nga dosja e prokurorisë, ku mësohen edhe emrat e imamëve shqiptarë (nga Kosova e Maqedonia) që kanë rekrutuar gruan 34 vjeçare shqiptare.

Ka dy persona kryesorë që çuan në radikalizimin e Valbonës, e cila në dhjetor të 2014-ës u nis nga Barzago në Lecco për t’iu bashkuar Shtetit Islamik:

1. Shefqet Krasniqi, një ekstremist sunit islamik, Imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i cili u arrestua së bashku me ekstremistë të tjerë kosovarë në dyshimin për rekrutimin dhe lehtësimin e aktiviteteve terroriste.

2.Predikuesi Omer Bajrami, Imam i xhamisë së Shkupit në Maqedoni, edhe ky i akuzuar se për rekrutim në organizatën terroriste ISIS.

download (1)

Në kompjuterin e Valbonës, hetuesit kanë gjetur një sasi të konsiderueshme materialesh që tregojnë rrugën e saj drejt islamit radikal. Në mënyrë të veçantë dallohen videot në youtube që ia nisnin dy imamët e lartpërmendur. Gruaja kishte hyrë në bisedë me dy predikuesit, që kishin kontakte me terroristë të lidhur me al-Baghdadi, dhe pastaj bie në dashuri me një luftëtar maqedonas në Siri.

Kështu në dhjetor të 2014-ës, ajo arriti pranë tij në Al-Báb, 40 km në veri të Alepos, gjithmonë brenda Kalifatit, një zonë e nxehtë ushtarake. Gruaja kishte me vete djalin e saj Alvin, 6 vjeç.

Sot e kësaj dite nuk dihet nëse Valbona me djalin janë gjallë apo jo.

Në dosjen e saj hetimore në Itali thuhet se radikalizimi i Valbonës erdhi si pasojë e një martese të dështuar. Ajo kishte mohuar tek të afërmit se nuk e duronte dot Afrimin (burrin).

valbona

Irma Berisha, kushërira e Valbonës u ka thënë hetuesve se Valbona donte të ndryshonte jetën e saj. “Ajo na tha se Afrimi më rrihte dhe se kishte vendosur të shkonte në Aleppo të ndihmonte të plagosurit e luftës”, rrëfeu kushërira. Ndërsa disa kohë më pas, i shoqi, Afrimi, ka takuar një grua italiane në stacionin e Komos e cila i ka treguar se ka parë Valbonën dhe djalin, madje i vogli pyeste gjithnjë për të atin…

*Botoi: Il Giorno.it-përshtati: Opinion.al

*Video, momenti kur Valbona kaloi ne aeroport me djalin dy vite me pare

Share: