Partia Demokratike ka reaguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama në “Facebook” në lidhje me përkthimin e ligjit të Vettingut.
Deputeti demokrat Gerti Bogdani shprehet përmes një deklarate se ‘gënjeshtrat e Ramës kushtojnë qindra miliona euro çdo vit duke mashtruar dhe vjedhur popullin’.
“Ti gënjen e ç’të gënjyer! Gënjeshtrat e tua kushtojnë qindra miliona euro çdo vit duke mashtruar dhe vjedhur popullin tënd. Të paktën Merkelin nuk e kishe gënjyer dot siç nuk gënjen dot më asnjë udhëheqës evropian apo amerikan. Tani ka ardhur koha të merresh me kohë të plotë me ekspozitat dhe të provosh a hap dot ndonjë pa qenë kryeministër”- shprehet Bogdani.