Home KRYESORE Video/ Rama: Mezi pres ti thonë Lulit “Po ky Rroshi si shpëtoi...

Video/ Rama: Mezi pres ti thonë Lulit “Po ky Rroshi si shpëtoi nga dekriminalizimi?”

Edi Rama ka mbrojtur disa herë kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi duke e reklamuar atë si promotor të reformave në Kavajë. Rama hezitoi ta shkarkojë disa muaj më parë kur nisi hetimi për të dhe kur vetë Rroshi u deklarua i gatshëm të linte detyrën, dorëheqje që më pas e revokoi. Madje Rama me sensin e humorit do të shprehej rreth një vit më parë se tani që u miratua ligji i dekriminalizimit le ta kapin “kriminelin” Rroshi, duke nënkuptuar se ai s’ka bërë krime, por janë thjesht akuza të PD-së.

Po risjellin më vemendje deklaratën e Ramës, bërë më 17 Shkurt 2016 gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në PS.

Rama: “Kisha dëshirë të vinte këtu “krimineli” që drejton Kavajën edhe kryetari i bashkisë së Durrësit. Kemi kalu një ligj për dekrimializim, sipas atij ligji askush që ka bë diccka sduhet të jetë në detyrë. Mezi pres të shkojnë njerëzit e ti thonë Lulit po ky (Elvis Rroshi) si shpëtoi?

Share: