Home KRYESORE Vlora! As e gjalle, as e vdekur, as e zgjuar, as e...

Vlora! As e gjalle, as e vdekur, as e zgjuar, as e fjetur,!

Nga Arben Abazaj

Ne zgjim te nje dite te re gjiri i Vlores, ndoshta mund te krahasoj me parajsen natyrore te zbritur ne toke! Dielli qe fillon shfaqet prej maja malesh, shtyn tutje thermijat e fundme te nates qe kishte pushtuar gjithshka dhe nen melodine gazmore te valeve shtriq rrezet e tij deri tutje tej, ku fusha e mrekullueshme e detit bashkohet me blune e qiellit ne nje vije te vetme!

Shkelqyes dhe i ngrohte, driteshumi diell duket se jep e merr sinjale me flladet e ererave qe mbushin hapesirat mes tij dhe tokes. Mbi sheshin e detit ererart qe i bien Gjirit aromen, freskine dhe bukurine e Karaburunit e dergojne atje si vegim paqen dhe miresine e burimeve, maleve e kodrave qe rrethojne e zbukorojne gjirin! Nuk ka te dyte si ky Gji, kaq i larmishem e kaq mire i stolisur me gjithshka qe Zoti dhuroi per Token!

Brenda ketij Gjiri ngrihet hedh shtat Vlora! Vlora! As e gjalle, as e vdekur, as e zgjuar, as e fjetur, mes realitetit te endrave per cfare degjon e mjerimit per cfare jeton, Hyjnesha e murosur, shkaterruar e degraduar nen mijra meter kub beton, qe ngrene lart ndertesa te panumerta dhe po aq thelle e mbase me shume kane shtrire ne zemer te truallit korrupsionin e babezine! Kushdo qe do e shihte nga afer, pasi ka pare nga lart mbi c’bukuri natyrore shtrihet ky qytet, do besonte se ketu ishte futur ne mbreterine e vdekjes, ku jeta ben te fundit lufte te saj per mbijetese!

Do shihte aty te varrosura nje here e pergjithmone posht betonit, lulishte, parqe, fusha lojrash per femijet, madje edhe oborre shkollash! Por vrasja e jetes nuk mbaronte deri ketu! A e dini si matet koha ne Vlore? Me kafe! Po, po, me filxhane kafeje! Me nje kafe ne mposhtim papunesine, varferine, stresin, gjithshka! E mberthyer ne kthetrat e mjerimit jeta ne kete qytet vetem zvarritet kafeneve. Neper ekranet mediave punetoret e vdekjes, rrogetaret e politikes qe vrau qytetin dhe jeten e tij, kapardisen si xhelati mbi prehen!

Pasi e kane shqyer, e kane dermuar, e kane katandisur sa te mos shquaj dot me asgje, i kane injektuar ne damaret e saj ftohtesine e vdekjes, e kane kerrusur me dysh te shtypur nga vargonjt e kusarise, zhvatjes dhe grabitjes! Dante ne Vloren e sotme do gjente nje shkalle te re per Rrethin e tij te Ferrit! Ne zgjim te nje dite te re gjiri i Vlores, ndoshta mund te krahasoj me parajsen natyrore te zbritur ne toke!

Dielli qe fillon shfaqet prej maja malesh, shtyn tutje thermijat e fundme te nates qe kishte pushtuar gjithshka dhe nen melodine gazmore te valeve shtriq rrezet e tij deri tutje tej, ku fusha e mrekullueshme e detit bashkohet me blune e qiellit ne nje vije te vetme! Shkelqyes dhe i ngrohte, driteshumi diell duket se jep e merr sinjale me flladet e ererave qe mbushin hapesirat mes tij dhe tokes. Mbi sheshin e detit ererart qe i bien Gjirit aromen, freskine dhe bukurine e Karaburunit e dergojne atje si vegim paqen dhe miresine e burimeve, maleve e kodrave qe rrethojne e zbukorojne gjirin!

Nuk ka te dyte si ky Gji, kaq i larmishem e kaq mire i stolisur me gjithshka qe Zoti dhuroi per Token! Brenda ketij Gjiri ngrihet hedh shtat Vlora! Vlora! As e gjalle, as e vdekur, as e zgjuar, as e fjetur, mes realitetit te endrave per cfare degjon e mjerimit per cfare jeton, Hyjnesha e murosur, shkaterruar e degraduar nen mijra meter kub beton, qe ngrene lart ndertesa te panumerta dhe po aq thelle e mbase me shume kane shtrire ne zemer te truallit korrupsionin e babezine! Kushdo qe do e shihte nga afer, pasi ka pare nga lart mbi c’bukuri natyrore shtrihet ky qytet, do besonte se ketu ishte futur ne mbreterine e vdekjes, ku jeta ben te fundit lufte te saj per mbijetese!

Do shihte aty te varrosura nje here e pergjithmone posht betonit, lulishte, parqe, fusha lojrash per femijet, madje edhe oborre shkollash! Por vrasja e jetes nuk mbaronte deri ketu! A e dini si matet koha ne Vlore? Me kafe! Po, po, me filxhane kafeje! Me nje kafe ne mposhtim papunesine, varferine, stresin, gjithshka! E mberthyer ne kthetrat e mjerimit jeta ne kete qytet vetem zvarritet kafeneve.

Neper ekranet mediave punetoret e vdekjes, rrogetaret e politikes qe vrau qytetin dhe jeten e tij, kapardisen si xhelati mbi prehen! Pasi e kane shqyer, e kane dermuar, e kane katandisur sa te mos shquaj dot me asgje, i kane injektuar ne damaret e saj ftohtesine e vdekjes, e kane kerrusur me dysh te shtypur nga vargonjt e kusarise, zhvatjes dhe grabitjes! Dante ne Vloren e sotme do gjente nje shkalle te re per Rrethin e tij te Ferrit!

Share: