Home KRYESORE Vlorë, 64-vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit

Vlorë, 64-vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një person është hedhur nga banesa dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku personi ne fjale është hedhur nga ballkoni i banesës së tij nga kati i 4-te i një pallati, dhe bëhet fjale për 64 vjeçarin me inicialet S.SH.

Mësohet se së bashku me të në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të Depresionit./opinion.al

Share: