Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, qe ka marre mbeshtetje elektorale edhe nga popullsia shqiptare e Maqedonise, nëpërmjet një konference për shtyp, i paralajmëroi të gjitha partitë që kanë fituar mandate, por edhe VMRO-DPMNE-në, që të mos formojnë Qeveri, pasi që sipas tij, LSDM-ja në këto zgjedhje është fitimtare.
“Kemi fituar regjim me stilograf dhe votë. Regjimi nuk guxon të formojë Qeveri. I porosisim të gjithë partitë që të mos guxojnë të formojnë qeveri. Edhe VMRO-në e porosisim që të mos guxojë të formojë Qeveri.
Ekzistojnë ndryshime në rezultatet e procesverbaleve dhe rezultateve që i ka publikuar KSHZ për të njëjtat njësi zgjedhore. Vetëm nëse korrigjohen këto numra, LSDM, ka më shumë mandate në Njësinë Zgjedhore 6, me çka mandatet do të jenë 50-50.
Fotografitë e fundit do ta japin rezultatet përfundimtare pas ankesave. Qytetarët janë deklaruar se nuk duan më politikanë si Nikolla Gruevski”, deklaroi Zaev duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë e rrëzuan regjimin e Nokola Gruevskit.
“Ta respektojmë shumicën të cilën votuan për jetë, demokraci dhe liri. Ata thanë se nuk duan kriminelët që të udhëheqin me shtetin”, shtoi Zaev.