Home KRYESORE Zhduket që prej 8 orësh kreu i Komisionit Zgjedhor në Maqedoni

Zhduket që prej 8 orësh kreu i Komisionit Zgjedhor në Maqedoni

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni kanë njoftuar se prej më shumë se 8 orësh nuk ka asnjë gjurmë të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Sipas medias maqedonase “TetovaSot”, Çiçakovski në mesditë shkoi në shtëpi për të pushuar dhe lajmeroi se do të kthehet  në orën 19:00, për të mbajtur konferencë për shtyp dhe të do të verifikonte mandatet, por që atëherë nuk është paraqitur më.

“Jemi përpjekur ta marrim përmes telefonit, pothuajse të gjithë anëtarët e kemi kërkuar në të dy numrat e tij të telefonit, por ai nuk përgjigjet. Ne u përpoqëm ta marrim përmes gruas së tij por ajo na tha se ai nuk ka shkuar në shtëpi”, tha një anëtar i KSHZ-së.

Ai shton se që nga ky mëngjes, Çiçakovski sillej çuditshëm, sikur të ishte nën ndonjë kërcënim.

“Ishte e habitshme se në mes të ditës ai shkoi të pushojë, dhe në mëngjes kishte pamje shumë të çuditshme – sikur të frikësoj nga diçka. Kemi frikë se dikush e ka marrë peng që mos të publikojë mandatet, nëse nuk na kontakton do shkojmë në polici”, tha ky burim nga KSHZ-ja./opinion.al

Share: