Home KRYESORE 25 vite burg për vrasje, Gjykata shpall pafajësinë e tij. Reagimi i...

25 vite burg për vrasje, Gjykata shpall pafajësinë e tij. Reagimi i tij emocionon gjithë botën

Janë të shpeshta rastet kur persona të dënuar pretendojnë pafajësinë edhe pse gjenden në burg. Ka të tjerë që pasi kryejnë një pjesë të dënimit arrijnë të vërtetojnë pafajësinë e tyre. E ka të tjerë pastaj që dergjen burgjeve pa mundur dot ta provojnë pafajësinë e shumëkërkuar.

Një rast i tillë na vjen nga Amerika. Prokuroria amerikane ka hedhur poshtë akuzën kundër një personi i cili kishte kaluar gjysmë shekulli pas hekurave të burgut. Ai akuzohej se kishte vrarë disa turistë në New York.

Prokurorët e Manhattanit thane dje se nuk do të rigjykojnë Johnny Hincapien, lidhur me rastin i cili ishte bërë simbol i qytetit të kapur nga kriminelët.

Hincapie u lirua pasi akuza ishte hedhur poshtë në vitin 2015, mirëpo ai rrezikonte të kthehet në burg pas një rigjykimi të mundshëm.

Ai tha se ka dëshmuar në mënyrë të rreme për pjesëmarrjen e tij në plaçkitjen në metronë e New York-ut në vitin 1990, e cila përfundoi tragjikisht pas therjes me thikë të Brian Watkinsit nga Utah, i cili ishte vrarë ndërsa mbronte prindërit e tij nga plaçkitësit.

Hincapie bindi një gjyqtar të hedhë poshtë akuzat ndaj tij, pasi dy dëshmitarë dhe një nga të pandehurit thanë se ai nuk ishte i përfshirë në krim.

Share: