Home KRYESORE 40% te pushtetit e sundojne femrat ne Shqiperi e Ballkan. Vetem ne...

40% te pushtetit e sundojne femrat ne Shqiperi e Ballkan. Vetem ne Turqi jo!

Të kesh një femër shefe në Shqipëri është mëse e zakonshme. Të dhënat krahasuese europiane tregojnë se rreth 40% e shefave janë femra dhe 60% meshkuj. Përqindje të ngjashme raportohen dhe në vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Serbia, apo dhe shteti fqinjë Italia.

Statistikat bëhen të ditura në një anketim në nivel europiane të Komisionit Europian për kushtet e punës për vitin 2015 (shih grafikun).

Shteti që ka përqindjen më të lartë të punonjëseve femra drejtuese është Suedia, e ndjekur nga Filnada dhe Estonia.

Ndërsa vendi më patriakal është Turqia, ku gati 90% e drejtuesve janë meshkuj. Nga vendet e BE-së edhe Greqia e Gjermania nuk i “preferojnë” drejtueset femra.

Sipas raportit, gratë vazhdojnë të përballen në vendin e punës me simptomat e segregacionit dhe diskriminimit, dhe ky ka qenë shqetësim për shumë vite, si në Evropë dhe në nivel kombëtar mes shteteve. Të dhënat nga raporti tregojnë se është bërë progres, edhe pse ngadalë.

Në nivel menaxherial, gratë ende nuk janë në mënyrë të barabartë me burrat. Përqindja e grave me një rol mbikqyrës (12%) është pak më shumë se gjysma e përqindjs së meshkujve (21%), një shifër që ka mbetur konstante që nga viti 2010.

Dhe, ndërsa përqindja e njerëzve që mbikëqyrin ‘deri në 10 njerëz “, ka qenë pothuajse e qëndrueshme (16%) që nga viti 2000, përqindja e femrave është ulur, me tre pikë përqindje: nga 12% në vitin 2000 në 9% në 2015.

Nga ana tjetër, që nga viti 2000, përqindja e punëtorëve – burra dhe gra – që kanë një shefe femër ka qenë në rritje: nga një e katërta në një të tretën e të gjithë punëtorëve. Në të vërtetë, punëtorët gjithnjë e më shumë raportojnë se kanë një grua si shefe: 16% e burrave dhe 52% e grave punëtore në vitin 2015, në rritje nga 9% të meshkujve dhe 42% e grave në vitin 2000.

Pavarësisht nga rritja e grave menaxhere, raporti konstaton se menaxheret femra vazhdojnë të menaxhojnë më shumë punonjëset femra dhe të rinj, dhe se punëtorët e moshuar kanë tendencë të jenë të mbikëqyrur nga menaxherët meshkuj. Duke parë madhësinë e kompanisë, përqindja e grave menaxherëve është më e lartë në kompani të mëdha (250 + punonjës): rreth 36% e punonjësve në këto kompani raportojnë se kanë një menaxhere femër. Megjithatë, meshkujt përbëjnë shumicën e menaxherëve të të gjithë bordit.

Sipas profesioneve, në shërbim dhe shitje, punonjësit raportojnë më shumë shefe femra (46%). Kjo pasohet nga profesionistët (44%) dhe punëtorët në profesionet elementare (39%). Në anën tjetër, pjesa më e madhe (mbi 70%) e menaxherëve, punonjësve të bujqësisë, makinerive, dhe punëtorëve artizanale kanë bosët meshkuj. / monitor

Share: