Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani thotë se po bëhen 24 orë që Edi Rama shijon fundjavën e luksit ne Firence, pasi i hapi 300 mije vende pune, siç tha Arben Ahmetaj ne Top Story.
“Toskanen nen këmbë, dhe nuk ka pse shqetesohet pse nje kryefamiljar i dha fund jetes se s’paguante dot energjinë, nje femije i vogel vdiq nga i ftohti pasi bashke me familjen jetonte ne kushte tejet te veshtira, apo se nje person humbi jeten dje ne Tropoje duke u munduar te nxjerre buken e femijeve, apo se mijera shqiptare po vidhen nga mbifaturimet e energjise nga OSHE. Sot shqetesimi i vetem i Edi Rames është luksi i tij dhe miqve te tij” – thotë Ristani.