Home KRYESORE “Black out” energjetik në Greqi, shteti fqinj ndërpret eksportin në Shqipëri

“Black out” energjetik në Greqi, shteti fqinj ndërpret eksportin në Shqipëri

Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një “black out” energjetik në Greqi.

Të ndodhur përballë kësaj situate, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Autoriteti i Shpërndarjes së Energjisë ka qenë i detyruar të ndalojë eksportet e planifikuara përmes interkoneksioneve me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Kjo situatë, raportojnë mediat greke, do të vijojë deri ditën e enjte. Por të kontaktuar nga Vizion Plus, zyrtarë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë konfirmojnë se pavarësisht ndërprerjeve të furnizimit me energji nga shteti fqinj, nuk do të ketë impakt në vendin tonë. /Vizion Plus

Share: