Kryeministrja britanike Theresa May ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar përkohësisht hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve muslimane në SHBA dhe paralajmëroi se do të reagojë nëse nga ky vendimi janë ndikuar qytetarët e Britanisë së Madhe.
Nga zyra e saj bëjnë të ditur se May, e cila javën e kaluar vizitoi Shtëpinë e Bardhë, “nuk eshet dakort” me urdhërin e Trump.
“Politika e Emigracionit në SHBA është një çështje që i përket qeverisë së atij vendi, ashtu sikur politika e emigracionit të Britanisë i përket qeverisë tonë. Por, ne nuk pajtohemi me këtë qasje dhe ne nuk do të veprojmë kështu”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të saj.
Opinioni britanik ka kritikuar May për shkak se gjatë vizitës së saj zyrtare në Turqi refuzoi të dënojë vendimin e SHBA-ve për pezullimin e pranimit të refugjatëve dhe tha se SHBA-të janë përgjegjëse për politikën e saj në lidhje me këtë çështje./syri/