Në një analizë që bëhet rreth dhunës në familje, edhe 3000 rastet e vitit 2016 nuk na bëjnë më përshtypje. Ajo që po bie në sy është se 900 raste, rreth 1/3 e totalit të rasteve të regjistruara, janë denoncime burrash për dhunën që kanë pësuar nga gratë.
Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Ky i fundit u shpreh se aktualisht politikat e mbështetjes kanë qenë vetëm për gratë e dhunuara dhe jo për burrat. Sipas ministrit në rastet e dhunës ende nuk kemi kulturën të thërrasim për ndihmë psikologun apo punonjësin social.
Gjithsesi Klosi theksoi se në rastet më ekstreme, viktima të dhunës mbeten gratë./lapsi.al