Fjalimi inaugurues i presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump është nder më radikalët të këtij lloj në historinë e Amerikës, kanë thënë analistët e CNN-it.
“Populizëm i pastër”, – komentoi kanali me të cilin Trump ka përplasje të hapur.
Ato thonë se fjalimi i Trumpit ngjante në fjalimet e tij të fushatëz zgjedhore, përvec se kësaj herë nuk kishte shumë “unë”, por më shumë “ne”.
Gjithashtu thanë se Trumpi kritikoi pushtetin e kaluar dhe foli kundër Uashingtonit, edhe pse qëndronte pikërisht në “mes të atij qyteti”.
Presidenti i ri i Amerikës tha para Capitol Hillit në Uashington se 20 janari 2017 do të mbahet mend gjatë, pasi që nga sot “pushteti do t’i kthehet popullit”.