Nga Ylli Dylgjeri
Te paktën mos e fyeni profesionalisht…
Në shkresën e shkarkimit te siguruar nga ‘News 24’, dhe firmosur nga Kryeministri
Edi Rama thuhet:
“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
Si një nga punonjësit më të hershëm të administrates publike u befasova nga ky motivacion më se i redaktuar…
Te paktën mos e fyeni profesionalisht kolegun!
Kur lexon motivaconin e shkarkimit të Ministrit të duket vetja si je qytetar i Danimarkës. Por, kur dëgjon akuzat e Manjanit për qeverinë në konferencën për shtyp, të duket vetja si në personazhet e komisar Katanit.
Me këtë motivacion mund të shkarkohej znj. Ermonela Felaj apo zoti Fatmir Xhafa…si drejtues dhe kordinues të Reformës institucionale, por kurrësesi
Ylli Manjani.
Tek e fundit me këtë motivacion nuk mund të shkarkohen qentë. Ky motivacion qe boton media eshte nje motivacion per pallua…!
Por gjithësesi mbeteni juridikisht korrekt.
Ky motivacion nuk dërgon kërkënd në gjyq.
Një vlerë e shtuar që duhet ti njihet kreut të Shërbimit civil në Qeveri…