Nga Ilir Demalia
Nga libri që sapo mbarova “Esat Pashë Toptani” të Ilir Ikonomit, lexova një libër jo vetëm me vlerë historike, por edhe model se si duhet shkruar historia që aq shumë i mungon ky model historisë sonë si kulturë folklorizmi tribal-ideologjik, nacional-komunist apo rrahgjoksesh qesharake antikomuniste… ku merremi me anatemimin e kundërshtarit apo ngritjen e mitit butaforik të sundimtarit “fitimtar” si “hero”, se sa me faktet dhe të dhënat historike për të mësuar prej saj, në varësi të kohës, rrethanave dhe mundësive.
Ajo që kupton dhe e kam pasur si bindje dhe më parë, por që ky libër e përforcon dhe e bën më solid këtë mendim është se:
Shqipëria, përpos tragjedisë që ka pasur prej pozicionit të saj gjeopolitik në rajon, përpos tragjedisë që ka pasur prej përplasjes fetaro-kulturore, fisnore ndër vedi, nacionale fetaro-kulturore me fqinjët e saj, ajo pra, Shqipëria, tragjedinë më të madhe e ka patur prej udhëheqësisë së sundimtarëve të saj, prej drejtuesve të saj shteterorë kur edhe pse u ba shtet prej përleshjes fuqive të medha si mbajtje ballancash dhe interesash, drejtuesit e shtetit shqiptar, e sidomos, bejleria e ardhur si formim shallvaresh turko-anadollake, veshur me smoking e papion e me qylafin e kuq në krye me trupi në Europë e kokë ne Stamboll, këta pra,ishin ata që morën drejtimin e pavarsisë si dhuratë austro-hungareze. Këta sunduan, u grindën, pregatitnin kurthe kundër njeri-tjetrit, pranonin të ndanin Shqipërinë ne çifligje, herë me malazezet, herë me grekët, herë me serbët, herë me kualicoinin turko-bullgar, herë me italianët herë me francezët, duke rënë dakort me fqinjët qe të sundonin çifligun e tyre ashtu siç kishin vepruar dhe me Turqinë, e kur ra Turqia dhe Shqipëria mori pavarsine me bajonetat e austro-hungarise, pa kalue nji mot-mot, ishin të gatshëm me e coptue Shqipninë për të ruajtur sundimin e çifligjeve tyre. Por, kurrë të vendosnin bashkarisht për forcimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar si një tërësi territoriale, etniko-kulturore. Kjo, sepse: i mongonte sëpari, tharmi dhe morali si formim kombëtar këtyrë qylafëve të kuq.
Ilir Ikonomi, në këtë libër ka marrë një risk të madh. Pse? Ka hapur kapakun e nje varri të mbyllur historikisht në dakordesi nga të gjitha rrymat, ideologjite, religjionet, partitë, historianët me devizën: Esat Pasha tradhëtar.
Konomi, nuk ka marrë pësipër as të ta bëj hero, as burrë të mirë dhe as ta interpretoj Esat Pashën. Ai ka sjellë fakte, dokumente nga te gjitha anët, i ka bashkuar ne një mënyre të tillë, sa faqe mbas faqeje, ndjen se kthehesh në kohe dhe në terrenin e ngjarjeve duke i perjetuar ato dhe kuptuar më mirë këtë figurë të historisë, të paeivitueshme dhe dominuese në atë pjesë të historisë së Shqipërisë në momente kyçe gati në shpërbërje të shtetit të posakrijuar shqiptar.
Nje kronike historike me vlerë për te mësuar shumë nga gjykimi metafizik prej mendjes mbyllur, jo vetëm të regjimit komunist, por dhe si vazhdimësi e postkomunizmit-komunist.
Se shpejti do ta shtjelloj më gjatë në nje review të plotë këtë libër me vlerë, për të kuptuar, jo vetëm të djeshmen, por dhe të sotmen pse jemi kështu.
I.D