Home KRYESORE Fjala e plote e Ministrit te Drejtesise, Ylli Manjani, mbi shkarkimin nga...

Fjala e plote e Ministrit te Drejtesise, Ylli Manjani, mbi shkarkimin nga detyra

Ishit ju qe me njoftuat qe qenkam shkarkuar se une s’di gje ne keto caste qe flasim. Po keshtu u katandis kjo qeveri tani. S’kemi c’i bejme. Duhet te komunikojme nepermjet medias, sepse dhe watsappi dhe sms-te, te pakten njerezore, nuk funksionojne. Faleminderit shume! Une ju jam shume mirenjohes per komunikimin e derisotem. Ju jam shume nirenjohes juve mediave qe me keni dhene mundesine qe bashke me ju te percoj mesazhe publike profesionale dhe parimore. E theksoj kete, profesionale dhe parimore, sepse ne jeten time kam qene gjithmone profesionist dhe mbetem profesionist. Politika ishte dhe eshte nje mjet per te zhvilluar parimet profesionale. Sigurisht, te qenit Minister eshte nje nga detyrat me te rendesishme, aq me teper Minister i Drejtesise. Per cdo jurist eshte nje karriere shume e rendesishme, shume e spikatur. Dhe mua m’u dha kjo mundesi. Ma dha LSI pa as me te voglin diskutim, ma dha llir Meta, te cilit i jam mirenjohes, sepse ne fakt, pas gjithe investimit publik dhe politik timit personal, i mungonte karrieres sime dhe kjo detyre. Une e kreva, ashtu si dita. Bera sigurisht me te miren qe kisha mundesi. Nuk eshte ajo qe doja te ishte dhe do ua them pse. Sepse realisht kur kam hyre ne qeveri kam gjet nje praktike, nje procedure, nje proces jo vetem qe s’kishte lidhje me profesionalizmin, po as me Kushtetuten e vendit dhe as me ligjin.
Mbledhja e qeverise eshte nje akt formal, krejtesisht antikushtetues, dhe keto jane qendrime qe une i kam mbajtur ne menyre permanente ne qeveri. Ministrat nuk jane te lejuar te flasin ne mbledhjen e qeverise. Kjo ka qene e papranueshme per mua. Sigurisht qe, menyra sesi funksionon Keshilli i Ministrave dihet. Eshte e shkruar ne ligjin e Keshillit te Ministrave. Sigurisht, me Kryeministrin Rama ne nuk kemi debatur per ceshtje personale, gjithmone per ceshtje parimore, per ceshtje ligjore. Kjo eshte detyra e Ministrit te Drejtesise dhe ne kete pjese nuk kam asnje pishmanllek. C’kam pasur i kam thene. I kane aty te regjistruara ne memorien e Keshillit te Ministrave. Nese i kane fshi pastaj eshte histori tjeter, por jane aty te gjitha, nje e nga nje. Keshtu qe nga kjo pikepamje une nuk i kam ndonje borxh askujt.
Qe prej veres se kaluar Kryeministri ka harxhuar nga dita e tij e punes per te bere presion. Jo mua, se mua s’me ka kerkuar deri ne kete cast asgje. Por Kryetarit te Parlamentit, qe te me shkarkonte. Arsyeja, e di ai. Por ajo qe thote, eshte qe une flas pa leje ne media, pa lejen e Fuges. Besojeni ose jo, ne nje sistem demokratik, Ministrit kerkohet t’i mbyllet goja. Ministri ka nje status kushtetues, ligjor dhe politik ne kendveshtrimin tim. Dhe sigurisht une kam nje ndarje te madhe me Kryeministrin ne kete pjese. Dhe nuk eshte se kam ndonje besim te Kryeministri se mua Kryeministri me ka perjashtuar nga opozita, qe s’kishim asgje ne dore. Jo me sot ne pushtet. Kjo eshte e padiskutueshme. Por, nuk dua ta bej personale se s’kemi asgje personale. Ceshtjet jane parimore. Pra, po fole pa lejen e Fuges, shkarkohesh. Ky eshte mesazhi i Kryeministrit. Po mendove, po qe se guxon te mendosh dhe te japesh nje opinion, shkarkohesh. Rri urte, bej ndonje tender, bej ndonje koncesion, mos fol ne media, dhe je burre i mire. Ky eshte mesazhi qe jep Kryeministri ne gjashte muajt e fundit. Sigurisht Kryetari i Parlamentit nuk i ka pranuar keto gjera. Une jam shume i nderuar qe Kryetari i Parlamentit ka qene dhe mbetet krejtesisht ne anen e ligjit, ne anen e Kushtetutes. Jo thjesht ne anen time, se keto, thashe, nuk jane gjera personale, por, kjo ka qene e verteta. Per 6 muaj me radhe.
Sigurisht ne kemi debatuar ne qeveri. Kemi debatuar edhe per shkak te nuhatjes time profesionale, per disa praktika qe ne kendveshtrimin tim kane qene korruptive. Per shembull, ju e keni bere publike, nuk ka qene zedhenia ime, sepse eshte e ndaluar ne baze te ligjit te Keshillit te Ministrave qe Ministrat te flasin per cfare ndodh ne qeveri. Nuk e kam bere une. E keni bere ju, ju falenderoj. Nje debat te pare qe kemi bere per nje vendim qe erdhi nga Ministria e Energjise per te dhene me koncesion ndricimin e rrugeve. E parandjeva, e parandalova, e denoncova madje, se kjo eshte nje praktike korruptive. Megjithate qeveria e kaloi me dhune, ne nje dite qe une s’isha ne mbledhje te qeverise. Kjo ka qene perplasja e pare, per shkak te ligjit, per shkak te detyres.
Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja, dhe per fat te keq, pas kesaj deklarate time ne Keshillin e Ministrave, per fat te keq, e theksoj, u rrah ne menyre barbare nje biznesmen dhe u perzu nga Shqiperia. Jane ne rekordet e Keshillit te Ministrave. Ju ftoj t’i kerkoni dhe t’i shihni. Jane paralajmerime te miat per akte korruptive. Kam marre disa nisma per kete ceshtje. Nuk eshte e vertete qe s’kam marre nisma. Kam marre nisma. Por refuzohen ne menyre te tmerrshme. Dhe e dini nga kush? Nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave qe s’ka lidhje fare. Qe eshte nje nepunes civik atje, qe del edhe mbi Ministrat, del edhe mbi Keshillin e Ministrave dhe krijon keto situata te paqena. Sigurisht qe keto jane te papranueshme, kane qene te papranueshme per mua si Minister dhe do jene gjithmone te papranueshme.
Keto kane qene pak a shume debatet. Nuk diskutohet. Por sigurisht debati me i madh eshte pse flet ne media. Dhe sikur te ishin te gjitha keto do ishin harruar sigurisht se nuk kishte kjo thelbi i gjese, por pse u shtua presioni per largimin tim? U shtua presioni per largimin tim, diten qe kam bere deklaraten per kanabisin. Ajo ka qene krejtesisht nje ndarje shume e madhe. Dhe te jem i sinqerte, e bera ate deklarate krejtesisht inkonjito, dhe si qytetar i shqetesuar, sepse ky eshte fakti, per perhapjen e fenomenit, dhe nuk kisha asnje paragjykim, asnje prapamendim. Por Kryeministri u nervozua, shtyu me radhe dy Ministra te reagojne kunder meje. I falenderoj me thene te drejten se une s’kam asgje me koleget Ministra. Jane absolutisht njerez shume te arsyeshem. Jane te gjithe pa perjashtim te shkelin syrin, por qe kane frike te flasin. Problemi i tyre. Dhe u be ajo skene qe u be.
Qe pas asaj situate eshte shtuar presioni. Jo ndaj meje personalisht, por ndaj Kryetarit te Parlamentit per largimin tim. Dhe une e di pse. Nuk eshte e rastesishme qe eshte tentuar qe te asociohet me emrin tim dosja e Klement Balilit. Dhe nderkohe qe ne Tirane behej thashethemi i asocimit te emrit tim me emrin e Klement Balilit, ne “Santa Quaranta” Ministrat e Rames flinin me dashnoret. Kjo eshte e verteta. Flinin aty. Dhe une keto nuk i di se jam djale i mencur, por keto gjera i dine shume dhe jane te regjistruara nga sherbimet partnere. Dhe ju lutem mos m’i kerkoni se une nuk i disponoj ato, por jam i informuar per kete gje. Dhe kam marre pergezime po ju them nga sherbime partnere, per denoncimin me shume kurajo te asaj ceshtje, te ceshtjes se kanabisit. Kam marre pergezime. Pse u be tani? Per te shmangur vemendjen sigurisht. Kryeministri priste nje doreheqje. Une nuk do jap doreheqjen se s’kam bere ndonje krim. Kam bere detyren. Dhe do ta bej prape me te njejtin pasion, me te njejtin vullnet, deri ne diten qe te jem ne nje detyre publike ne emer te publikut, per te folur. Patjeter qe po. Nuk eshte krim te flasesh. Nuk eshte krim te flasesh. Eshte demokratike te flasesh. Liria e shprehjes dhe e mendimit eshte e garantuar ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut.
Dhe e dini cfare pergjigjie eshte: Ne qeverine time nuk flitet. Po si s’flitet? Po ne qeverine e Kamerunit dolen dy Ministra kunder Kamerunit. Dhe nuk i shkarkoi ai atje. Ca eshte ai? Antidemokratik? Po ne qeverine gjermane sa here flasin Ministrat rrugeve dhe bejne deklarata publike. Sepse Ministri eshte personalitet politik, dreqi e mori. Dhe nuk mund te jete Ministri zedhenes shtypi i propagandes se qeverise, qe jemi shume mire dhe s’kemi asnje problem, nderkohe qe njerezit dalin partizane ne mal. E dini sa? 20 mije leke dita eshte ne veri dhe 40 mije eshte ne jug. Dita e punes. Shume konkurruese. Kjo eshte qeveria qe kemi vene per fat te keq dhe sigurisht qe mua s’me lidh gje me kete qeveri. Ndihem i nderuar qe jam i shkarkuar, do isha shume i fyer po te jepja doreheqjen. Sepse une nuk mund te marr pergjegjesite e kanabizimit te ketij dhe nuk mund te marr pergjegjesite e marrjes se vendimeve ne kushtet e presionit te bizneseve te paligjshme te trafikut. Kete pergjegjesi ta harroje cilido qe e ka ndermend ta faturoje tek une. Edhe sikur kjo te jete dita ime e fundit e politikes. Nuk kam asnje problem, une jam profesionist. Per kete e kam shume sinqerisht dhe me shume dashuri dhe me shume dashamiresi.
Realisht jam i nderuar qe m’u dha kjo mundesi. Realisht i jam mirenjohes LSI dhe une nuk hyj ne debate te metejshme politike nese koalicioni vazhdon, koalicioni ngelet. Kjo eshte nje ceshtje qe s’me takon mua fare. S’dua as te degjoj me per kete histori. Por e verteta e kesaj historie eshte qe kjo qeveri eshte e kapur. Eshte e kapur dhe eshte jashte cdo lloj standardi kushtetues dhe ligjor. E dini ju qe me 30 dhjetor qeveria ka marre nje vendim pa u mbledhur. Verifikojeni tek TIM-si se gjysma e Ministrave jane jashte shtetit. Ai vendim duhesh marre sigurisht se duhej shkarkuar nje i dekriminalizuar atje, por u dha per median. Te guxoje ta beje nje ngjarje te tille, te firmose nje cope leter nje qytetar i thjeshte. E harrojne ne burg per falsifikim dokumentash. Kryeministri firmos vendime qeverie qe nuk kane ndodhur. Cfare quhet kjo? Si mund te jete dakord Ministri i Drejtesise me kete ceshtje? Si nje Minister Drejtesie do binte dakort me kete histori? Ja keto jane gjerat, ja keto jane historite. Ja ky eshte profesionalizmi. Ja keto jane ndarjet parimore. Dhe keto gjera nuk duhen thene. Dhe ca them une? Une nuk kam thene asgje nga ato qe kane ndodhur. Asgje fare. Zero. Cfare kam thene une? Kam thene te arrestohet Klement Balili. I vetmi zyrtar qe e kam bere, sistematikisht. Dhe nderkohe qe une beja kete drejtoret e policise hanin e pinin te “Santa Quaranta”. Jane te regjistruara keto te gjitha dhe i kane sherbimet partnere. Te arrestohet. Me gjeni nje zyrtar te dyte qe e ka bere kete gje. Pervec meje. Dhe nuk kisha ndonje kompleks une se s’kam komplekse, as s’me intereson fare. Por nuk mundet qe te asociohen gjera te paqena per te luajtur politikisht, per te shmangur vemendjen.
Kryeministrit i eshte kerkuar shkarkimi i Ministrit te Brendshem, jo imi. Duhet ta shkarkonte. Ia kane kerkuar partneret. E di mire ai, por do te shmange vemendjen. Do te shmange vemendjen. Kjo eshte arsyeja. Dhe sigurisht une nuk kam ndonje problem qe te ndahem me Kryeministrin. Une me Edi Ramen jam ndare. Nuk eshte kjo tema. Ky ishte problemi do bejme nje qeveri te perbashket ne favor te ketyre njerzve, ne favor pse jo te te majtes. Kam qene dhe mbetem nje nga besniket e te majtes se bashkuar. Po jo e te majtes se bashkuar ne emer te krimit. Qe t’i themi te majteve hajde na votoni se s’ka rruge tjeter dhe pastaj te qeverisim me te tjere. Kjo ka qene nje ndarje shume e madhe dhe mbetet nje ndarje e madhe politike gjithashtu.
Dhe me ne fund fare, si mundet Kryeministri i vendit te shkoje dhe te hedhe interesat e Shqiperise ne bast elektoral ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Bast te cilin e humbi me turp, dhe ai duhet te ishte i shkarkuari sot, jo une. Si mund te vesh ne satër interesat e vendit more, kush fiton zgjedhjet ne Amerike. Ca do me thene kjo? Kush i tha atij? Nga e mori autorizimin ai per te folur per keto gjera? E pra eshte kollaj te me kerkosh mua, t’i kerkosh Ministrit llogari pse flet pa leje. Po ai kur flet pa lejen tone? Jemi dy parti te ndryshme, dreqi e mori. Ja pra keto jane historirat. Duhen thene keto gjera. Une i kam thene. Prandaj shkarkohem. Jam i nderuar e theksoj, dhe nuk kam asnje tension ne kete histori. Jam krejtesisht i qarte. Une jam i pergatitur per cdo lloj skenari. Por e verteta eshte kjo. Dhe me besoni nje gje: une ne raport me te verteten nuk kam bere kurre kompromis, ne raport me profesionin nuk kam bere kurre kompromis. Eshte e veshtire ne politike te jesh profesionist. Eshte shume e veshtire. Por ama ne fund te dites une nuk mund te pajtohesha me Kryeministrin qe hapi librin e shtepise per te share dhe per te shpifur kunder gjyqtareve qe vendosen kunder qeverise. C’domethene kjo? Pse duhet ta beje nje qeveri miklimin publik ndaj gjyqtareve. E beri kete gabim Sali Berisha. Ne erdhem me nje mentalitet tjeter. Pse duhet ta bejme ne kete gje? Ca pune ka qeveria me jeten e gjyqtareve? Pse duhet telefonuar gjyqtari qe te fuse njerez ne burg? Pse duhet t’i beje keto qeveria? Cila qeveri demokratike i ben keto? Cili Kryeminister i ben keto? Imagjinoni Anxhela Merkelin te marre ne telefon nje gjyqtar e t’i thote fut ne burg nje katunar atje. C’jane keto historira? Ja kjo ka ndodhur. Si mund te jete dakort Ministri i Drejtesise me keto gjera? Ku ka Minister Drejtesie qe mund te jete dakort me keto gjera?
Dhe e dini ca eshte pergjigja qe kam marre per keto gjera? Je kunder reformes. Kunder ciles reforme jam more? Kunder ciles reforme? Reformes se sundimit te gjyqesorit nga politika? Po jam, dhe do jem gjithe jeten. Patjeter qe po. C’pune ka politika tek gjyqesori? Gjykata dhe prokurori qe heton qeverine eshte kriminel, eshte trafikant. Gjykata dhe gjyqtari qe liron qeverine eshte burre i mire. Jo ore. Pse kjo qenka reforma? Ja pra keto jane diskutimet. Keto jane historirat. Per keto shkarkohem une. S’kam asnje merak tjeter. Realisht per keto gjera shkarkohem. Se nuk dua te hyj pastaj ne diskutime te tjera, por realisht kemi pas ndarje parimore ne keto gjera. Parimore, profesionale.
Eshte gjeja me e thjeshte te fajesosh te tjeret. Sigurisht nuk mund te jem dakort une me Kryeministrin, qe na del qe gjithe bota e ka fajin, gjykatesit jane fajtore, jane kriminele, opozita eshte e poshter, shoqeria civile eshte e korruptuar dhe qeveria na qenka e ndershme. Jo mor jo. Eshte e kunderta. Llokma e korrupsionit ndahet ne qeveri. Ne gjykate ndahet bakshishi. Dhe ne qofte se qeveria ka ndare nje llokme korrupsioni te madhe, bakshishi ne gjykate do jete i madh. Kjo eshte gjithe historia. Pa diskutim qe ne duhet ta bejme ate reforme. Pa diskutim qe kjo gjykate nuk i pergjigjet sfidave te sotme, pa diskutim qe duhet bere vetting-u, pa diskutim qe gjykata duhet te pastrohet, pa diskutim qe na duhet nje gjykate krejt tjeter nga kjo qe kemi deri me sot. Pa as me te voglin diskutim, sepse ata kane mekatet e veta. Dhe mekati i tyre kryesor eshte qe nuk godasin qeverine. Patjeter qe po. Se para se te shohim vilat e gjyqtareve, qe duhet t’i shohim, duhet te shohim nje here vilat tona. Kush do i shohe vilat tona, gjyqesori i kapur? Prokurori qe nuk guxon sepse shahet me liber shpie? E dini qe Prokuroret gjurmohen nga trupa operacionale speciale e policise, pa urdher. Ja pra keto jane historirat.
E dini ju qe ne borderote e shtetit… e dini kush eshte institucioni me i paguar? Policia. Shume mire ben, ta paguajne. Por jo me i paguari. Se ka dhe te tjere. Se tek gjykatesi eshte si para zotit. Ja pra keto gjera kemi diskutuar. Dhe kemi thene se si te shmangim ping-pongun. Kam qene i pari. Me shume kurajo e kam bere kete gje. Une e di shume mire qe mund te isha shume rehat dhe do isha nje Minister shume jetegjate nese do qepja gojen edhe do zbatoja ato porosite e radhes, edhe te binim rehat. Por nuk ma ka lejuar ndergjegjja ime as qytetare, as profesionale, as parimore. Kete mandat me ka dhene LSI kur me solli ketu. Dhe e kam kryer, ne vleresimin tim, me falni per mungesen e modestise, me maksimumin e mundesive te mija. Keshtu qe, qe ta mbyll kete apologji, edhe kete prezantim, une vertet ju falenderoj juve, keni qene aleatet e mi me te mire, juve gazetaret, mediat. Ju kerkoj dhe ndjese per ndonje kusur sepse jo gjithmone kemi qene te mundur te komunikojme per gjithcka dhe per cdo gje, pavaresisht se une prape mbetem nga ata njerezit qe dhenien e informacionit e konsideroj transparence, jo propaganden. Une nuk kam nevoje per propagande. Mua nuk me duhet, c’me duhet propaganda mu? Ku ta coj?
Dhenia e informacionit eshte detyre publike. Cdo nepunes shteti, aq me teper ne nivel Ministri, ka detyre te informoje: cfare po ben me punen e tij, si po ecen kjo, si po ecen nje gje tjeter dhe sigurisht qe jepet nga qendrimi. Dhe ju me keni ndihmuar ta bej kete gje. Ju falenderoj shume. Sigurisht, une nuk kam ndermend qe te largohem nga Ministria dhe te largohem nga jeta publike. Patjeter qe jo, se kjo eshte nje histori qe do ishte pastaj jo shume e ndershme nga ana ime. Pra jeten publike do ta ndjek, por s’eshte e thene te jete e paracaktuar. Jeta publike mund te ndiqet edhe duke qene edhe person privat. Keshtu qe faleminderit dhe pres ndonje pyetje tuajen.
 
Zoti Manjani, me largimin tuaj nga qeveria, a mendoni se Ilir Meta i eshte nenshtruar krimit per te cilin ju akuzoni zotin Rama? Se dyti, cfare informacionesh keni per kerkesen e sherbimeve partnere ne lidhje me Ministrin Tahiri dhe a keni patur perplasje me kolegun tuaj Tahiri dhe a mund te kete cuar kjo drejt shkarkimit tuaj, nje lloj hakmarrje politike dhe se treti, ju kane kerkuar doreheqjen perpara shkarkimit?
Atehere, e vleresoj 100% qe gjesti edhe akti i Kryeministrit sot per shkarkimin tim eshte hakmarrje e paster. Pa as me te voglin diskutim. Eshte hakmarrje e paster per qendrimet e mia, per pozicionin tim dhe sigurisht, ne menyre te vecante per qendrimet e mia ne raport me kanabisin. Ajo ka qene dicka therese dhe e papranueshme per Kryeministrin, sepse dalengadale po dalin petat e lakrorit, qe e verteta nuk eshte fare ashtu sic thote Kryeministri. Se dyti per qendrimin e Ilir Metes, Ilir Meta eshte kryetari i LSI. Sigurisht atij ne drejtimin e partise i kendojne shume me shume kumrie sesa kjo qe them une dhe i duhet te marre vendime ne menyre me te balancuar ndoshta dhe me gjithperfshirese sesa kjo qe po them une. Padiskutim qe une e kam vene ne dijeni per cdo gje Ilir Meten, sepse njeriu i vetem nuk punon dot. Prandaj eshte politika, prandaj grupohen njerezit. Dhe ne fund fare, une Ilir Metes i mbetem mirenjohes ne pjesen e mbetur te jetes sime. Ta di qe kjo eshte fjala ime e fundit, prape une atij i mbetem mirenjohes sepse me ka dhene mundesine qe te tregoj se cfare di te bej ne ekzekutiv. Sepse ne pjesen mediatike dhe politike besoj qe kemi komunikuar shume me shume, edhe jashte spektrit te partive politike ne vend. Keshtu qe une nuk ju jap dot pergjigjie ne kete moment se cili eshte qendrimi dhe cfare do ndodhe. Besoj qe, nga lajmet, nga ju e mora vesh qe eshte propozuar edhe pasardhesi dhe detyra ime eshte kjo, qe te qendroj ne kete detyre deri diten qe vjen pasardhesi im, pasi te jete betuar tek Presidenti i Republikes. Keshtu thote kushtetuta. Pra do vazhdoj te jem ne detyre deri diten qe vjen pasardhesi dhe ne mos gaboj eshte Petrit Vasili, miku im. Jemi miq. Dhe kjo eshte nje gje qe sigurisht ma ben dhe me te lehte pjesen personale. Ana tjeter pastaj, e medaljes, une nuk di ca… Per sa i takon pjeses se te dhenave e me the e te thashe, kur te behet prokuroria e SPAKU-t, patjeter mund te themi nje gje te tille.
 
Pse nuk i ka bere me heret LSI keto akuza?…Thate qe jemi nder te paktat vende ne bote qe Kryeministri merr ne telefon gjyqtaret dhe i kecenon…
Une nuk bej akuza, nuk kam formuluar akuza. Une thashe disa gjera qe edhe ju i dini. Keshtu qe, jo se trembem nga akuzat, por akuzat zakonisht i ben prokurori. Tani kjo eshte praktike. Praktika e dhunimit te fjales se lire. Une nga ju e kam mesuar qe edhe ne statuset tuaja te facebook-ut Kryeministri nderhyn. Tani kur nderhyn ke ju, ke Ministrat nderhyn e nderhyn ai, nuk diskutohet. Ke zyrtaret nderhyn e nderhyn. Dhe kjo eshte nje ceshtje e vjeter e tij. Eshte nje problem shume i rende qe ai e ka. E ka menyre sjellje. Pra domethene, me lirine e fjales dhe me lirine e mendimit Kryeministri ka raporte shume te keqija. Dhe ky eshte nje problem shume i madh per demokracine. Shihni cfare ndodh tek media. Shihni cfare ndodh tek pavaresia editoriale. Jane te verteta keto te gjitha. Dhe tani nuk mund te provojme, sepse po me kerkuat prova ju, une duhet te shkoj ne salle gjyqi. E kupton? Ne po diskutojme, po arsyetojme. Dhe arsyetimi eshte publik, eshte politik gjithashtu, sigurisht, por eshte dhe profesional.
Sa i takon faktit te pyetjes ku ka qene LSI-ja, ketu ka qene LSI-ja. Jane te thena dhe te sterthena. Jane te thena dhe te sterthena. Te denoncuara dhe te raportuara dhe me qendrime zyrtare. Oponencat e mia si Minister Drejtesie, por edhe te paraardhesit tim, Nasip Nacos, kane qene nder me te ashprat, e jane nga me te ashprat. Kam gjet kur kam ardhe ne zyre oponenca te tmerrshme, qe po t’ua ndryshosh koken atyre shkresave mund t’i besh fare mire kallezim per ndjekje penale: se si pa tender, se si pa tender, jepeshin shuma 400 mije deri 1 milione euro, me demek per sherbime avokatie, te cilat Nasip Naco i refuzoi dhe une i kam refuzuar te gjitha, pa perjashtim. Dhe e dini kush ishte pergjigjja? Pergjigjja ishte qe, tek komisioni i reformes ishte qe ta heqim Avokaturen e Shtetit nga varesia e Ministrit. Pse mo, kjo eshte pergjigjja? Nderkohe fle nje vendim qeverie atje tek zyra e sekretarit te pergjithshem, se si zgjidhej kjo pune. Dhe kur kam bertitur, jo bere oponence, por bertitur, per koncesionet, pikerisht ne emer te kesaj gjeje e kam bere. Per t’i thene qeverise ne radhe te pare, pastaj edhe opinonit publik, qe nuk mund te jemi gati qe te koncesionojme gjithcka, ne kushtet kur s’jemi gati te perballojme faturen financiare dhe proceset e zgjidhjes. Qeveria ka dhene 2 milione euro. E futi ne qeveri nje projekt vendim, 2 milione euro, natyrisht pa dakortesine e Ministrit te Drejtesise, per nje studio avokatore qe do merreshe me Becchetti-n dhe e humben. E humben. Madje na krijoi nje precedent te papare nderkombetar ajo ceshtje, se si arbitrazhi civil hyri ke ceshtja penale. Nga studio e madhe 2 milione euro, e zgjedhur nga qeveria pa tender. Si mund te jete dakort Ministri i Drejtesise per kete. Jane thene keto gjera. Patjeter qe jane thene. Po tani, kur i thua nje here, i thua dy, sigurisht qe behesh shqetesim. Patjeter qe behesh shqetesim. Nuk e di a ju pergjigja.
 
Ne lidhje me shkarkimin tuaj, Ilir Meta, mos ka filluar te pajtohet dhe ai me kete situate?
Shikoni, Ilir Meta, jua thashe edhe nje here, ka 1001 kumrije ne koke, dhe une nuk jam i vetmi dhe i fundit qe i them keto gjera. Por kjo nuk do te thote qe vendimmarrja politike duhet te shkoje e orientuar drejt detyrimisht kesaj situate. Shqiperia i ka keto fenomene, patjeter qe i ka keto fenomene. Ajo qe une kam kerkuar si politikan dhe qe do ta mbeshtesja me force eshte qe cilado qofte marreveshja politike para apo pas zgjedhjeve te ardhshme, duhet te jete e detajuar. Se ne nuk mund te spekulojme dhe te hedhim balte mbi njeri-tjetrin pa i detajuar gjerat me pare. Se nuk jemi votuar per te dhene sherbime me koncesion. Jemi votuar se do ta administrojme me mire. Kjo eshte e majta. Koncesioni eshte e djathta. Dhe ka shume e shume tema te tjera, qe te mos hyme tek taksat e tek tatimet… Ka nje kaos politik shume te theksuar. Dhe besoj qe Ilir Metes dhe strukturave te LSI do t’i duhet qe te qendroje fort te keto parime. Pastaj shkelja e ligjit eshte shkelje ligji. Sa do zgjase me shkelje ligji? Sa te jesh ne maje te kalit. Por kur te biesh nga kali ca do besh pastaj? Do behet SPAK-u pa merak.
 
Zoti Minister, deklaratat tuaja ishin shume te forta…
Te sinqerta po. Te forta nuk e di…
 
Ju flisni per inkriminim dhe per perfshirje te njerzve dhe te zyrtareve te larte te shtetit ne shume afera korruptive. Si Minister Drejtesie, si profesionist, ne kaq vite qe njiheni, mendoni qe keni nje detyrim edhe moral edhe qytetar per te bere te gjitha keto akuza me te detajuara, ne organin qendror te akuzes, duke i referuar atyre dokumenta per sa kohe do jeni akoma ne Ministrine e Drejtesise dhe per sa kohe ende do behet betimi i pasardhesit tuaj? Apo do prisni SPAK-un per t’u ngritur dhe me pas do beni deklarata te tilla ne lidhje me keto akuza? Dhe pyetja e dyte ishte akoma me konkrete. Dihet qe ceshtja e partive eshte bere nje ceshtje ping-pongu mes dy partive. Mes jush dhe Partise Socialiste. Mendoni se jeni bere deri diku koke turku ne kete ceshtje?
I besdisshem… Ah, koke turku, ok. S’e di per nder, se ju thoni koke turku, dikush me thote koke greku. Nuk arrijme te gjejme tani kete punen e kokes po… domethene, ta marr nga pyetja e dyte. Ne kete ceshtje une kam qene shume i qarte. Une e kam botuar kronologjine e te gjitha veprimeve te Ministrise se Drejtesise per kete ceshtje. Dhe ju e keni bere lajm dhe ju falenderoj per kete pjese. Cdo gje ka qene brenda dites. Pra, erdhi letra-doli letra, erdhi letra-doli letra. E gjithe kjo histori qe ta ngulisni mire ju ne mendje, ka vetem nje date, ka vetem nje date. Dhe kjo eshte data 17 maj 2016, dita kur Ardian Cipa, shefi i Interpolit te Republikes se Shqiperise, i cili ka akses tek data-base i Interpolit, ka informuar se ndaj Klement Balilit ka dale nje urdher-arresti nderkombetar. Qe nga ky moment ka vetem nje detyre: te arrestohet personi. Eshte bere kjo detyre? Jo. Une kete kam thene.
 
Ju akuzoni policine si pergjegjese?
Une nuk akuzoj askend. Une po them qe ky eshte fakti. Tani une e di edhe pse s’eshte arrestuar. Po sigurisht, sepse policet flene atje, flene te “Santa Quaranta” po te them. Sigurisht. Ju i keni dhene lajmet e dasmes, te gjitha. Nga ju i kemi marre vesh. Po pra kjo eshte historia. Pra, nga data 17 maj ky person duhet te ishte arrestuar. Asgje tjeter. Prokurori pasi e arreston, t’ua spjegoj dhe nje here. Pasi e shoqeron policia, ka vetem dy alternativa ne dore: nese eshte nje person i ekstradueshem i kerkon Ministrit te Drejtesise ekstradimin, nese eshte i paekstradueshem, i kerkon Ministrit te Drejtesise sjelljen e dosjes per ta hetuar ketu. Dhe kete ka bere Prokuroria pa u arrestuar personi. E kane bere dhe ate pa u arrestu. Por ne thelb duhet te ishte arrestuar personi. Kete kam thene dhe kete po them dhe nuk kam asnje medyshje ne kete pjese. Keshtu qe keto historite e ngecjes, ngec ketej-ngec andej, une nuk i pranoj. Jane te renda. Nuk i kam pranuar kurre. Mua me cuan deri ne Dubai. Une ne Dubai s’kam qene kurre ne jeten time. Cfare s’shpiken, cfare s’bene. Dhe nderkohe qe une kisha shkuar ne Dubai ne udhetimin imagjinar, ata ishin bashke.
 
Ne lidhje me pyetjen e pare, Zoti Minister?
Te lutem edhe nje here se…
 
Atehere, pyetja e pare, a do te denonconi per raste korruptive te zyrtareve te larte?
Ah, po. Une kam detyre, kam pasur detyre te bej oponenca ligjore edhe ne kendveshtrimin e antikorrupsionit. Jane te gjitha te thena ne dokumenta me shkrim. Drejtoria e Kodifikimit ka bere nje pune te jashtezakonshme me thene te verteten, jo pa sherr me mua. Por kemi bere gjithmone nje marreveshje qe pjesen teknike dhe profesionale Drejtoria e Kodifikimit e ka ruajtur me shume besnikeri. Pjesen hyrese te cdo oponence, ajo eshte e imja. Eshte e Ministrit, sepse si anetar qeverie kam cmuar qe une kam gjithmone te drejte te jap nje kontribut me shume sesa thjesht c’thote ligji dhe c’thote kushtetuta. Kjo ka qene e verteta dhe jane te gjitha te shkruara.
 
Eshte nje gje t’i kesh dhe eshte nje gje t’i dorezosh ato ne Prokurori.
Jane te dorezuara dhe jane te rekorduara ne arkiven e Keshillit te Ministrave. Nese per ceshtje te caktuara ka hetime nga Prokuroria dhe mendohet qe deshmia ime mund te coje ndonje gje me shume, gjithmone i gatshem jam. Une e kam thene, kam qene i vetmi qe e kam thene qe nga hetimi askush s’duhet te trembet. Hetim eshte ai, s’eshte ndonje gje. Hetohu, mbaroi historia. Por jo me spekulimin me hetimin. Dhe sigurisht qe nuk mund te jem kurre dakort une qe doli policia dhe po heton. Hetimet ne Shqiperi i ben Prokuroria. Eshte nje gje qe e kam thene por qe s’kemi pas dakortesi me Kryeministrin.
 
Pyetja e pare eshte direkte: Kush jane emrat e politikaneve qe mbron Klement Balilin?
Se di une. Kete e kane thene greket, s’e them une.
 
Pyetja e dyte: Ne kendveshtrimin tuaj politik, do vazhdoje LSI-ja te dale e vetme ne zgjedhje apo ne koalicion me kete qeverine e Zotit Rama qe ju e konsideroni te kapur edhe si qeveria qe ndan llokmen e madhe te korrupsionit? Dhe pyetja e trete qe lidhet ne fakt edhe me profesionin tuaj si Minister, nese do te kishte nje vetting per politikanet, sa prej tyre do e kalonin testin?
Shume pak. Le ta mbyllim me kete shprehje per te treja pyetjet. Sepse besoj tek pergjigjja.
 
Po per koalicionin? LSI-ja do jete e vetme, apo…?
Ketu nuk thote LSI, thote ende Ministria e Drejtesise. Dhe ne duhet t’i respektojme institucionet.
 
Pas largimit nga posti i Ministrit te Drejtesise, ku do ta shikojme Ylli Manjanin, serish ne LSI?
Une nuk kam ndonje projekt tjeter politik pervec LSI-se. Kjo eshte e padiskutueshme. E dyta, edhe ne qofte se nuk do ndjek projektin politik, sigurisht une jam avokat. Qe nga ky moment, ju lutem konsideroni nje avokat me shume. E kam pelerinen akoma te fresket ne zyre lart dhe mund ta perdor. Dhe do kete ceshtje pa fund. Ka ceshtje te jashtezakonshme me kete situate kaotike, legjislative, edhe me kete situaten post-reforme qe, hajde gjeje se kush ben cfare. Keshtu qe nuk kam ndonje problem ne kete pjese. Te dyja opcionet, te gjitha opcionet jane te hapura. Keshtu qe une ju falenderoj. Shume faleminderit per kete kontakt te fundit zyrtar. Sigurisht do jem ne detyre, po e perseris, deri diten qe te vije Zoti Vasili, pasi te jete betuar tek Presidenti dhe do vazhdojme te kontaktojme. Kete pune kemi.
 
A mund te ndodhe qe Zoti Vasili te mos betohet, me nje prishje te mundshme te koalicionit, Zoti Minister? Se tashme jeni i shkarkuar edhe nuk flisni vetem si anetar i kabinetit qeveritar, por edhe si politikan.  
Tani ju e dini sentencen. Une nuk dua ta konsideroj emerimin e Zotit Vasili si puna e anekdotes per hallen. Halla eshte histori tjeter.
Share: