Home KRYESORE Galdini: Ne Shqiperi po qeveris pervec bashkefajesise ne krim edhe pacipesia. Opozita...

Galdini: Ne Shqiperi po qeveris pervec bashkefajesise ne krim edhe pacipesia. Opozita te ngrihet ne kembe.

Duke mare shkas nga zhvillimet me te fundit brenda Shumices Qeverisese, sot ka reaguar me nje deklarate per shtyp, Aleati i Lulzim Bashes, Kryetari i LDE Arian Galdini.

Ne deklaraten e tij Galdini shprehet se:”Eshte domosdoshmeri qe te mbildhet menjehere Tryeza e Koalicionit Opozitar. Ne si Opozite duhet te ngrihemi ne kembe. Nuk mund te pajtohemi e as ta lejojme qe Shqiperia te vazhdoje te mbetet peng i kesaj Shumice Qeverisese qe bashkejton me krimin qe vete ia denoncojne njeri-tjetrit, e pastaj kane pacipesine per te vijuar te Qeverisin plot pacipesi sikur asgje nuk ka ndodhur. Renia e nje Ministri, e zevendesimi i tij, jane melhem pacipesie per nje klase politike te papergjegjshme, jollogaridhenese dhe arbitrare. Nese ne si Opozite, do te qendrojme ngurrues, joveprues, e nuk do marim persiper te mbrojme interesin qytetar, publik, shteteror dhe kombetar, me te gjitha menyrat dhe format demokratike qe na takojne, atehere edhe ne do te jemi pjese e bashkefajesise dhe pacipesise si moral e gjendje politike.

Ne si LDE nuk kemi as numrat e as logjistiken per tu bere promotore te nje sipermarrje te madhe popullore kunder kesaj Qeverie. Ndaj edhe kerkojme e bejme thirrje qe te gjithe ne se bashku si Koalicion Opozitar, tu dalim per zot qytetareve shqiptare dhe interesit publik, shteteror dhe kombetar ne kete vend. Eshte alarmante dhe dramatike kjo qe po ndodh. Keta bashkeqeverisin me pacipesi duke ia thene njeri – tjetrit te gjitha, e duke na marxhinalizuar neve si Opozite. Do te na marin cdo hapesire. Do te na lene pa ndryshime ne Kod Zgjedhor, pa Votimin Elektronik dhe do te na e akaparojne edhe zgjedhjet e qershorit.

Nuk duhet te lejojme me qe ne Shqiperi te mbizoteroje axhenda e bashkeqeverisesve te pacipe. Ka ardhur koha qe axhenda e Shqiperise se riperteritjes morale, axhenda e qytetareve, axhenda e interesit publik, shteteror dhe kombetar, dhe axhenda e Opozites, te jene nje.”

Share: