Home KRYESORE Haradinaj do lirohet, problemi do ngelet- kerkohet zgjidhje juridike, jo retorike politike

Haradinaj do lirohet, problemi do ngelet- kerkohet zgjidhje juridike, jo retorike politike

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Keto dite Ramush Haradinaj u ndalua ne territorin e Frances. Ndalimi u be mbi nje urdher arresti te leshuar nga prokuroria e Serbise qysh nga viti 2004. Ky problem ka ndodhur edhe ne Slloveni. Gjithashtu ka ndodhur edhe per ndonje personalitet tjeter te Kosoves.

Perse perseritet i njejti precedent prej kohesh? Perse edhe shtete qe kane njohur pavaresine e Kosoves mbas 2008 vijojne te njohin kerkesat e prokurorise Serbe te vitit 2004? Sa standarte udheheqin te drejten penale ne Evrope? Cfare implikimesh kane Interpoli, Europoli dhe Policite nacionale ne zbatimin e urdher-arresteve te Prokurorise Serbe?

Keto pyetje kerkojne jo vetem pergjigje, por mbi te gjitha zgjidhje. Zgjidhjet jane teresisht te mundshme. Por zgjidhjet kerkojne tre mekanizma:

1.Angazhimin serioz te diplomacise se Kosoves ne nivele dypaleshe dhe shumepaleshe;

2. Zgjidhjen juridike per shfuqizimin ne te gjitha nivelet te vlefshmerise se akteve juridike te Serbise mbi Kosoven dhe qytetaret e saj;

3.Futja ne agjenden e bisedimeve dypaleshe Kosove-Serbi te shfuqizimit te veprimeve policore-penale perpara vitit 2008. Ne negociatat dypaleshe te shtrohen dy opsione:shfuqizim nga pala Serbe ose vendosje reciprociteti nga pala Kosovare.

Keto tre mekanizma lypet te aktivizohen menjehere me qellim qe te gjendet nje zgjidhje juridike e perhershme per shfuqizimin e urdher-arresteve te Prokurorise Serbe mbi territorin juridik sovran te Kosoves dhe qytetareve te saj.

Ramushi do lirohet. Problemi do ngelet i hapur. Kerkohen zgjidhje juridike dhe jo retorike politike.

Share: