Home KRYESORE HASHTAG: Thellohet skandali – Vlahutin firmosi dhe kontratë qiraje, 8 mijë euro...

HASHTAG: Thellohet skandali – Vlahutin firmosi dhe kontratë qiraje, 8 mijë euro në muaj për vilën

Ndërsa ambasadorja e Delegacionit të BE-së Romana Vlahutin është në epiqendër tëskandalit për blerjen e vilës luksoze të Delegacionit të BE-së në shumën e 1.6 milionë eurove, një tjetër kontratë kompromentuese ekspozohet.

Në fillim të vitit 2015, biznesmeni Laert Duro dhe Vlahutin kanë rënë dakord për një kontratë qeraje me vlerë të këstit 8 mijë euro në muaj.

Kjo kontratë parashikonte që Delegacioni i BE-së do paguante 8 mijë euro çdo muaj për shfrytëzimin e vilës, ndërsa Delegacioni kishte kohë 1 vit që ta blinte vilën.

Sipas kësaj kontrate qiraje, nëse ndodhte që Delegacioni nuk do e blinte vilën për një vit, atëherë kishte detyrimin që të shfrytëzonte për 8 vite me qira vilën. Detyrimi vjetor i qirasë llogaritet në 96 mijë euro.

Kontrata-tip është ekspozuar sot nga kandidati për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj, i cili u shpreh për Hashtag.al se:

‘Kjo kontratë tip është siguruar me USB nga burime të BE-së, nga zyrtarë korrektë që kanë interes në zbardhjen e kësaj afere”

Kontrata e qirasë rëndon edhe më tepër historinë e blerjes së kësaj rezidence. Kontrata e qirasë zbardh detyrimin e kripur që Delegacioni i BE-së kishte marrë përsipër ndaj biznesmenit që shiste vilën në rast të mos blerjes.

Pse kjo këmbëngulje për të gjetur rezidencë vetëm tek kjo vilë? Cilat ishin opsionet e tjera?

Pikërisht këtu duket se është dhe problemi kyç i kësaj historie, sepse delegacioni i BE-së nuk e ka praktikë blerjen e rezidencave të banimit. Nga ana tjetër çmimi i vilës i zbardhur në kontratën e shitjes prej 1.6 milionë euro është afro dyfish më i lartë se vlera e tregut.

Por dhe çmimi i qirasë i nënshkruar prej zonjës Vlahutin rezulton dyfish më i lartë nga mesatarja e tregut në bllokun rezidencial ‘Rolling Hills’. / Hashtag.al

1block;”>2block;”>3block;”>4567block;”>8

 

Share: