Një ngjarje e trishtë nga qyteti i Korçës është transmetuar sot në emisionin “Ka një mesazh për ty”.
Nëna e dy fëmijëve ka ardhur të japë një mesazh për vajzën e saj, e cila ka sakrifikuar jetën për nënën dhe vëllain e varur nga droga.
Gjatë emisionit nënë Kimetja ka rrëfyer historinë e vështirë të familjes së saj. Djali është një njeri i varur nga droga dhe njëkohësisht ka probleme mendore. Ai ka tentuar të therë nënën dhe nipin e mbesën. Ata e kanë shtruar disa herë në spital madje ka qëndruar në burg për një vit. Tashmë djali jeton i vetëm në shtëpinë e tij në Rëmbec të Korçës. Silvana nga ana tjetër ka pasur një jetë plot probleme.
Është martuar pa dëshirën e prindërve dhe në fund është ndarë për probleme familjare. Silvana mban familjen e saj dhe nënën e vëllain me punën si kamarjere. Silvana me gjithë përpjekjet e saj për të ndihmuar familjen, sot mori gjithë mirënjohjen e nënës së saj.