Home KRYESORE Ish ministri socialist Ramës: Ta tregoj unë se çfarë taksash paguajnë qytetarët

Ish ministri socialist Ramës: Ta tregoj unë se çfarë taksash paguajnë qytetarët

Në debatin që ngjalli një komunikim i kryeministrit Edi Rama me një ndjekës të tij në facebook mbi taksat, ka hyrë edhe ish ministri socialist Marko Bello.

Qytetari po i shprehte shqetësimin kryeministrit për mungesën e ngrohjes në shkolla, ndërsa i kreu i qeverisë iu përgjigj duke e pyetur se çfarë taksash paguante ai.

Me kete rast, ish ministri Marko Bello ka marrë përsipër t’i tregojë Ramës se çfarë taksash paguajnë shqiptarët dhe sa shumë paguajnë, në krahasim me qytetarët e tjerë të Europës dhe në raport me pagat që marrin.

Ai e ka bërë këtë me anë të një postimi në facebook:

“Me beri pershtypje nje reagim nervoz i kreut te Qeverise, teksa po dialogonte me ndjekesit e vet ne rrjetet sociale. Verejtjes se nje qytetari se perse mungon sistemi i ngrohjes ne shkolla e cerdhe, i pari i ekzekutivit iu pergjigj me nje kunderppyetje: Cfare taksash paguan ti?

Dhe vijme keshtu te nje teme qe politikanet tane e kane shume per zemer sa kohe jane ne opozite, por qe i ben te kercejne pupthi kur jane ne pushtet. Eshte fjala per taksat dhe tatimet qe shtetasit paguajne drejtpersedrejti apo terthorazi, por qe opozites i duken shume, ndersa shumices ne pushtet pak.

Ne fakt, sikur vetem te famshmes TVSH, apo tatimit mbi vleren e shtuar t’i referohemi dhe qe eshte 20% per te gjitha produktet qe tregetohen ne Shqiperi, do te mjaftonte ti kujtonim çdo pushtetari ne nivel qendror apo lokal se keto para vijne nga xhepat e te gjithe qytetareve.

Por ne vendin tone ka edhe shume taksa te tjera, sikurse ato qe lidhen me karburantin, rruget etj. qe rendojne goxha ne xhepat e taksapaguesve. Ne Tirane, edhe parkimi neper akset kryesore eshte 100 leke/ora, njelloj si ne vendet perendimore ku pagat jane disa here me te larta.

Shteti mbahet me taksa dhe pagimi i tyre eshte nje detyrim ligjor per cdo individ, por fatkeqesisht si ne shume raste, edhe ne kete fushe nuk respektohet thuajse fare fjala e urte popullore : “Gjella me krip, por kripa me karar”.

Share: