Home KRYESORE Java e fundit e “lirisë” për gjyqtarët dhe prokurorët

Java e fundit e “lirisë” për gjyqtarët dhe prokurorët

Këtë javë mbërrin në Tiranë Misioni Ndërkombëtar I cili pritet te drejtohet nga Genoveva Ruiz-Calavera. Aktualisht spanjollja mban postin e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian.

Zonja Calavera do te drejtoje vëzhguesit nderkombëtarë të cilët janë gjyqtarë dhe prokurorë nga vendet e Bashkimit Evropian, mes tyre edhe gjermani Reinhard Priebe, një njohës mjaft I mirë I Shqipërisë dhe I rrugëtimit tonë në Bashkimin Evropian.

Kushtetuta u ka përcaktuar detyra të qarta ekspertëve të huaj, të cilët kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Ardhja e vëzhguesve ndërkombëtarë do të jetë nisja e një procesi të komplikuar për ndërtimin e Institucioneve të reja të drejtësisë.

Share: