Home KRYESORE Ju liderë shqiptar të Maqedonisë, hapni syte mos u bëni pengje të...

Ju liderë shqiptar të Maqedonisë, hapni syte mos u bëni pengje të grykësisë Suaj morbide!

Nga Fadil Maloku

Ju liderë shqiptar të Maqedonisë, hapni syt e mos u bëni pengje të grykësisë Suaj morbide!

1.Shqiptarët e Maqedonisë me mandatet aktuale politike, kanë mundësi dhe peshë të rëndë specifike, në raportet dhe statusin e gjithëmbarshëm të shtetit Maqedon.

2.Ata që TANI kanë rastin historik që të insistojnë, jo më në privilegje e benificione sociale e shtetërore për klanet, grupet, dhe partitë e veta politike, por, në KUSHTE TË RREPTA, të afatizuara dhe të kornizuara me: bartësit dhe artikuluesit e eksperteve (jo vetëm partiak!) shqiptaro- maqedon, në mënyrë që Projekti kushtëzues, t’i kompenzojë të gjitha ato të drejta që do duhej t’u takonin në një shtet identik multietnik në botën e civilizuar jetë sa më afatëgjatë!

3. Ndryshe, këto subjekte do mbahen në mend në memorien kolektive shqiptare, si grupime të paafta sociale që u vetëkënaqen me prezencen episodike në aulën maqedone! Ato në fakt, do mbesin pengje historike të grykësive personale të lidershipëve infantil, sidomos të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit…!

Share: