Kreshnik Collaku*
Rama ka detyrim shteteror te uroje ne detyre Presidentin e Ri te SHBA.
Prej me shume se 48 oresh ne detyre,nuk ka asnje urim formal nga kryeministri Rama per presidentin e ri te SHBA.
Urimi nuk eshte nje ceshtje qoke. Urimi ne keto raste eshte nje mjet diplomatik,nje shenje me ane te se cilit fillon nje komunikim normal dhe shenje dashamiresie ndaj administrates se re.
Ndaj presidentit Trump kane mberritur komunikime te tilla nga cdo drejtues qeverie normale ne glob.
Prej me shume se 48 oresh mungon urimi i kryeministrit Rama.
Kjo sjellje nuk pasqyron nivelin e marredhenieve mes Shqiperi dhe SHBA. Shqiperia eshte dhe mbetet vendi me proamerikan ne bote…pavaresisht administratave qe nderrohen ne te dy vendet.
Ky “ngerc” eshte pasoje e nje kompleksi personal i kryeministrit Rama. Ai u angazhua ne nje proces korruptiv propogande ne median nderkombetare,ne menyre te paprecedente duke fyer publikisht kandidatin Trump.
Por SHBA dhe Presidenti i saj eshte nje dimension shume i madh per te pare ngushte marredheniet me mje vend mik..nga budallalleku i deklaratave te ndonje politikani.
Mes SHBA dhe Shqiperi asgje nuk ka ndryshuar…ndaj kompleksi i turpit i Rames nuk ka pse te rendoje marredheniet mes dy vendeve.
Rama ka detyre te clirohet nga kompleksi i tij ndaj Trump.
Askush nuk ka luksin te paguaje e ndotet nga keto komplekse.
Shkruani dy rreshta per presidentin e SHBA,zoti Kryeminister…nese ju vjen turp per cka keni thene per te,Gelltiteni Turpin,edhe nese ju duhet ta hani turpin me buke..shoqeroje dhe me nje gote vere..por bejeni sa me pare.
Uroni Trump zoti Kryeminister…ky eshte detyrim shteteror per ju…jo preference personale. !!!
Collaku eshte kryetar i Departamentit per Politike te Jashtme ne PD