Home KRYESORE Kreu i LDE Galdini: Pa votim elektronik, kemi votime sipas tregut, jo...

Kreu i LDE Galdini: Pa votim elektronik, kemi votime sipas tregut, jo zgjedhje politike.

Nje dite pas firmosjes se Memorandumit per zgjedhje te lira dhe te ndershme, nga Partite e Koalicionit Opozitar, edhe LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike ka mbledhur pasditen e sotme Kryesine e saj.

Mesohet se Kryesia e LDE ka votuar ne mbeshtetje te Memorandumit, sikurse edhe ka bere thirrje qe Partia Demokratike dhe Partite e tjera Parlamentarr te Koalicionit Opozitar te konsiderojne mundesite e nje turi intensiv takimesh shpjeguese dhe shkembyese ideshe, me qytetaret, grupet e interesit, komunitetet civile, akademike profesioniste, dhe fetare si edhe me trupin diplomatik.

“Janari po iken e ne jemi vetem pak, shume pak muaj larg zgjedhjeve te qershorit. Axhenda politike dhe institucionale eshte shume e ngarkuar. Pervec Reformes ne Drejtesi, Integrimit Europian, Situates ne Rajon, ne kemi edhe zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Secila prej ketyre sfidave eshte mundesj krize ose perparimi. Te gjitha se bashku ne pak muaj, jane ushqim teper i ngjeshur per nje klasr politike te mekuar me konflikt e qellime meskine private, klanore a partiake.” – deklaroi per mediat Kryetari i LDE Arian Galdini, pas mbledhjes se kryesise se kesaj Partie.

Galdini vijoi duke thene: “Prandaj rikthimi tek beteja per legjitimitet e dliresi politike e institucionale eshte ndoshta prioriteti i prioriteteve sot. Nese klasa politike shqiptare nuk eshte ne gjendje te beje nje marreveshje madhore per te bere ndryshime thelbesore ne Kodin Elektoral e kesisoj per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme, atehere cdo sfide tjeter, ka per te qene peg ose fryt i kesaj paaftesie apo ligesie.

Ne si LDE besojme se cdo kosto per te realizuar zgjedhje te lira e te ndershmr ia vlen. Na shkon me shtrenjte renia nen sundime e qeverisje me legjitimitet te dyshimte, sesa te investojme per zgjedhje te lira e te ndershme. Nje sundim e qeverisje qe buron nga zgjedhje te shitblera, te akapatuara apo te tjetersuara, me dhune, manipulime apo me perfshirjen e krimit, nuk eshte me ne sherbim te qytetarit por eshte mirefilli nje Pakice Politike Plackitese. Na shkon me shtrenjte te qeverisemi e sundohemi 4 vjet nga nje Pakice Politike Plackitese, sesa te investojme per nje teknologji dhe infrastrukture qe na garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Pakicat Politike Plackitese kur qeverisin, vetem rrisin permasat e plackitjes dhe keqberjes e nuk japin kurre llogari para qytetareve. Qeverisjet qe dalin nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme, mund te deshtojne, mund te koruptohen, ama eshte e sigurte sr kane shume frike nga vota e lire se e dine qe vjen dita e llogaridhenies para qytetareve. Edhe nje argument tjeter. Nuk eshte e vertete se kushton shume tenkologjia dhe infrastruktura per te garantuar votimin elektronik. Sado qe te kushtoje, ka per te qene gjithnje shume me pak sesa parate e kostot qe perdorin Partite Politike ne Shqiperi per te bere fushata spektakolare elektorale dhe per te bere shitblerje votash.

Ndaj, me mire te perdorim parate e publikut per te bere zgjedhje te lira e te ndershme, e kesisoj qeverisje legjitime, sesa te lejojme e te vazhdojme te perjtojme sesi perdoren parate e plackitura dhe parate e krimit, per te shitblere votat e akaparuar zgjedhjet, e keshtu per te vazhduar nga njera qeverisje plackitese ne tjetren.”

Nese nuk ka votim elektronik, atehere kemi votime sipas tregut, por jo zgjedhje te lira dhe te ndershme.” – perfundoi Galdini.

Share: