Home KRYESORE Neranxi: Punën e pushtetit lokal e bejme vete edhe duke u paguar...

Neranxi: Punën e pushtetit lokal e bejme vete edhe duke u paguar taksat!

Presidenti i kompanisë “Neranxi”, Nikollaq Neranxi sot ne profilin e tij ne Facebook, duke ju referuar problematikave qe kane ardhur per shkak te motit dhe debores, thote se kjo kompani po i perballon vete te gjitha veshtiresite te cilat sigurisht per cdonjerin kane nje fature pagese. Kjo, sipas Neranxit edhe pse qytetaret ketij pushteti i paguajne taksat qe ai ne fund tu pergjigjet saktesisht per keto nevoja! Me te drejte biznesmeni i sukseshme pyet ku shkojne keto para?!

Ja statusi i plote i Neranxit:

Pershendetje miq! Sot Kompania Neranxi filloi pune disa ore me vonese. Si fillim u vonuam mbi dy ore ne trafik per te bere 7 km. Pastaj i gjithe stafi i angazhua per te pastruar rrugen para kompanise. Hodhem kripe qe te ikte bora. Humbem disa ore pune per fajin e pushteti vendor. Nese rruges do i ishte hedhur kripe qe ne mengjes nga bashkia teksa ne flinim akoma, do kishim ardhur me kohe ne pune dhe nuk do ishim duke pastruar rruget qe te mos na rrezikohen shoferet. Pyetja qe kam ne kete rast eshte, taksat ( te cilat jane te paperballueshme) per cfare i paguajme? Ato para ku shkojne?

Share: