Home KRYESORE Ngricat mbajnë të bllokuar veriun

Ngricat mbajnë të bllokuar veriun

Termometri vazhdon të shënojë temperature nën zero në të gjithë veriun dhe në zona të tjera të vendit gjithashtu.

Në Dibër temperaturat arritën në – 26 gradë dhe si pasojë e prezencës së akullit në rrugë disa akse janë të pakalueshëm, ndërsa në të tjerë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Në Tropojë, aksi Qafë Mali-Fierzë është i kalueshëm me zinxhirë. Në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë ka patur orteqe, por deri tani pa pasoja.

Në Pukë, rrugët Bardhet-Iballë, qafë Qerreti-Qelëz dhe Fushë Arrëz-Qafë Shllak janë të bllokuara. Janë të izoluar edhe fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape.

Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë. Në Shalë dhe Pult të Shkodrës nuk ka energji. Në Kukës, fshatarat Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi janë të bllokuara.

Pa energji elektrike janë fshatrat Malzi, fshati Pistë e Gëdheshtë, Bushtricë, Fshati Vilë. Energjia mungon edhe në fshatrat e bashkive Has e Tropojë. Rruga kombëtare kalohet me zinxhirë si pasojë e prezencës së akullit në Qafë Buall – Bulqizë.

Share: