Home KRYESORE Njeriu që qesh…

Njeriu që qesh…

Nga Blerta Haxhiaj

Natyra sikurse mendja nuk e duron zbrazëtirën, ajo e mbush atë me dashuri ndërsa mendja shpeshherë përdore si qëllim urrejtjen sepse urrejtja i jep ushqim. Njerëzit urrejnë, një lloj urrejtje që gjen kënaqësi në vetën e saj, se ariu që rron duke lëpirë putrën e saj.

Edhe pse është e hidhur ajo na paraqitet si nje embëlsire sepse kërkohet që të bjerë mbi diçka të përcaktuar. Ndergjegjja e një njeriu që është i mbushur me urrejtje është një gufë e errët.

Mirepo Natyra asnjeherë nuk krijon në forma gjeometrike të pastra, kjo parqet torturë për atë që krijon dhe torturë për atë që punon. Gjithçka që duket madhështrore dhe hyjnore si e tillë, bile edhe e keqja është sepse na e pranojmë si të tillë. Mos kemi të bëjmë me një Guinplen të Hygoit që gjithmonë na paraqitet si dikush që qesh. Ajo që krijon nga vetja është madhështore por mizorisht madhështore.

Ja përshembull – Filozofi është spiun! “Ne ‘evropianët e mirë’, edhe kemi orë kur i lejojmë vetës një atdhetarisëm të përzemërt, një rreshqitje dhe një rënie përsëri në dashurinë dhe ankthet e lashta, dhe unë sapo kam dhënë një provë për këtë gjë; Orë shqetësimesh kombëtare, ankthesh atdhetare dhe çdo lloj rikthimesh të tjera të lashta të ndjenjave …” – europeizmi i mirë jep si dëshmi këtë patriotizëm atavik.

Filozofi si spiun kërkon që përmes spiunllekut të tij të endet në vorbullëm e ‘të dish apo të kesh’. Qytetërimi është një dej dallues i tyre që nuk mjafton përkufizimi me formulë politike, një proçes fiziologjik që synon në barazinë e të gjithë europianeve. Të gjithe nën një diell jemi të barabartë, atëherë çfarë na ndalon që të themi ‘të gjithë në një diell jemi europian të barabartë’. Rrafshimi shpirtëror i një populli ka një dëmshpërblim dhe ai dëmshpërblim është thellimi të një tjetër.

Ne nuk jemi as francez gjerman, italian, rumune, belg, zvicerian, bullgar, greke, maqedonas, turk, etj por kemi marrëdheni pozitive dhe negative me ta sepse na shërbejnë të ngrihemi lart në qytetërimin modern … prapëseprapë gjithmone në semafor me të kuq do kalojmë dhe denimit do ti shpëtojmë – korrupsioni është një takse legjitime që delegjitimohet dhe ilegalizohet.

Korrupsioni është në forcimin e ndjenjave më të thella të njeriut, ajo është sikurse pika e cila nuk ka dimension dhe ka dimension sepse (dy pika formojne nje drejtëz, ndersa shtohet një pike tjetër formohet hapësire) korrupsioni sa është këtu është edhe atje. E natyrshmja e korrupsionit ose ndryshe rryshfeti është merr dhe jep që gjithmone rrotullohet e rrotullohet e prap rrotullohet.

Kur korrupsioni është edhe ne sakrilegjet me të shënjta nuk e prish natyroren dhe hyjnoren e saj mirëpo natyra njerëzore nuk e duron sakrilegjin sepse i bën ata fatkeqë dhe do te ngrihen që të marrin hak. Ndaj kujt? Vetëvetes? Sepse njeriu vetë krijon dhe vetë shkatëron, liria, mendja e lire dhe shkenca do ti bëjnë të përballohen me çdo lloj çudirash saqë edhe të vrasin njëri tjetrin, ‘dixi’ – atëherë kur inkuizitori i madh nuk beson të Zoti dhe e fsheh ketë sepse rrezikon jetën e tij ai paraqët aktin e korrupsionit sepse duhet të shpetoje jetën e tij.

Njeriu që qesh peretej së mirës dhe së keqë shnderrohet në një inkuizitor të madh përshkak sepse duhet të shnderrohet në bariun e popullit dhe ketë e realizon me veprim sepse në fillim ishte veprimi pastaj fjala ….

Share: