Home KRYESORE Pak fjalë për konçensionet dhe faktorëve që (paturpësisht) nuk i thuhen publikut

Pak fjalë për konçensionet dhe faktorëve që (paturpësisht) nuk i thuhen publikut

Nga Kasem Seferi

Nëse do që të jesh në linjë/vijë me të vërtetën asnjëherë mos thuaj atë që nuk besohet. Pak a shumë një përfundim i tillë vjen që nga koha e Perandorisë Romake, kur pushteti i dërguar te të tjerë individë ose bashkim individësh (të shfaqur, ose jo publikisht) merrte përsipër të kryente detyra publike (thënë bukur: në shërbim të qytetarëve).

Sot, një dukuri e tillë quhet: konçension.

Ka shumë teori, studime, madje edhe tituj të marrë në këtë lëmë (ku shihet mendimi dhe jo gruri si zakonisht) që hedhin dritë me çfarë ka ndodhur anekënd botës mbarë.

Nga përvoja shqiptare, me pak fjalë, larg prej detyrimeve dhe “opinioneve” të analistëve të Blendi Feviziut, po rendis/ul një e nga një disa prej atyre faktorëve që nuk (paturpësisht) i thuhen publikut/çdo qytetari:

  • nuk kemi një sektor të fortë publik/shtetëror në lidhje me bashkëpunimin publik/shtet – privat;
  • nuk kemi një kuadër të përshtatshëm me kërkesat e kohës për këtë lloj bashkëpunimi;
  • nuk kemi ndonjë planifikim dhe studim të fortë në lidhje me këtë bashkëpunim;
  • nuk kemi një prokurim të tejdukshëm/transparent dhe konkurrues (kush është më i miri)
  • nuk kemi një ndjekje të vëzhgimit/monitorimit dhe elasticitetit përkundrejt ngjarjeve të paparashikuara.

Për ta bërë të prekshëm dukurinë, po i kujtoj gjithkujt në Shqipëri dukurinë “Zharrëz“, ku vitet e faktorëve të mësipërm kanë gërryer atë që pak ose aspak e kanë idenë Mbretërinëe Bashkuar (që quhet atdheu i bashkëpunimit publik – privat). Por, pëveç tyre, është Australia, Kanadaja që kanë histori me shumë vite në projektet e bashkëpunimit publik – privat. Ndërkohë, për fat të keq, Kalifornija, ose shteti më i pasur i SHBA, ka pasur suksesin më të vogël në këtë lloj bashkëpunimi.

Arsyet e suksesit të vogël, ose dështimit kanë qenë:

  • proçesi ka qenë i ngadalshëm dhe i kushtueshëm për të çuar drejt një vlere të zvogëluar për qytetarin/biznesin, ose tatimpaguaesin;
  • kontratat kanë qenë jo elastike gjë që ka bërë të pamundshëm që ndrrimet gjatë periudhës së operimit/punës;
  • proçesi nuk ka qenë aq sa duhet i tejdukshëm/transparent fushat e detyrimeve të së ardhmes dhe kthimit të investimit/fitimit kundrejt investimeve të bëra;
  • risku i trasnferuar/dërguar te sektori privat ka rezultuar në një risk më të madh që i është dhe po i ngarkohet sektorit publik (paguan qeveria dhe jo privati):
  • perceptimi, ose largpamja i rënies së fitimeve për aksionet e investitorëve ka çuar në shqetësimin rreth vlerës së vërtetë të parasë në lidhje me projektet (të qeverisë dhe bashkëpunimit me të huajt).

Nuk di nëse ekspertët, edhe më keq analistët (që i ftoj në “duel“) të më thonë çfarë presim nga bashkëpunimi publik – privat (e theksoj nuk jam kundra këtij bashkëpunimi, por jam kundra formave të deritanishme të bashkëpunimit).

Nuk ngelet gjë tjetër për të thënë veç faktit që e duam këtë vend apo jo?!

Kasem Seferi – ekonomist

Share: