Home KRYESORE Pse kaq zell e nxit për shkarkimin e atasheut ushtarak te Shqipërisë...

Pse kaq zell e nxit për shkarkimin e atasheut ushtarak te Shqipërisë në Ankara!?

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duket se ka shkarkuar nga detyra atasheun ushtarak në Ankara, Razije Mehmeti. Sipas njoftimit kjo ka ndodhur per shkak te një ngjarje te papëlqyeshme te një familjari te saj!

“Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti.

Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar dhe ministri ka miratuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion”, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura.

Nuk jepen detaje të tjera, por burime të gazetës TemA bëjnë me dije se djali i Mehmetit është përfshirë në një ngjarje komprometuese në Itali.

Per kete djali i diplomates ushtarake duhet te marre dënimin qe i jep Ligji Italian, por a nuk duket i tepruar zelli për te shkarkuar me vrap një oficere karriere?!

A  e di ministrja Mimi Kodheli se kështu vepron shteti i diktaturës dhe jo një shtet qe pretendon te ndërtoje një demokraci perëndimore!?

Ndoshta kështu vepron edhe sistemi qe po ndërton Erdogan ne vendin ku kryente detyrën e rëndësishme Atasheu ushtarak i Shqipërisë dhe për shkak te këtyre sjelljeve qeverisëse, Turqia po rri jashtë postave te BE!

Ne shqiptaret kemi demonstruar qe edhe nen sundimin Otoman ishin perëndimor dhe duhet te mbetemi edhe sot ndaj nje veprim dhe zell i tille i tepruar për tu demonstruar te “ndershëm” tregon komplekse dhe nuk është aspak dinjitoz per shtetin shqiptar, por ne mënyre te veçante për ministren Mimi Kodheli.

Ne boten perëndimore, Bashkimin Europian ku duam te jemi pjese me përfitime dhe detyrime te plota, përgjegjësia dhe Penaliteti janë individuale dhe aspak familjare, apo kolektive si ne diktature!

Do ishte ne nderin e një zonje, qofte kjo edhe ministre mbrojtje, ti kishte ndenjur pranë një nene, ti kishte te paktën telefonuar, biri i te cilës mund te ketë kryer qofte edhe një krim dhe duhet ta paguaje atë qe ka bere.

Zemra i një nene ndihet e dobët kur biri i saj kryen një veprim te lëvdueshëm, jo me një krim te mundshëm dhe, këtë kush mund ta kuptoje me mire mire se një zonje tjetër, qofte kjo edhe ministre mbrojtje!?

Por me sa duket tashme, politikanet ne pushtet jetojnë ne boten e komplekseve elektorale kryeministrore dhe presidenciale dhe harrojnë te mbeten femra, nena  dhe zonja.

Tashme janë thjeshte pushtetare dhe bejne vetëm llogari me pushtetin…!

Share: