E rëndë, por e vërtetë. Nuk ka kandidatë për specializime në mjekësi. Nuk është në Shqipëri nuk dalin mjekë mjaftueshëm, por prej disa kohësh është duke ndodhur një fenomen i dhimbshëm.
Çdo ditë e më shumë mjekët janë duke e braktisur Shqipërinë. Janë duke ikur larg, në vende ku ka punë për ta dhe vlerësohen për atë që kanë studiuar tërë jetën e tyre.
Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, edhe ai vetë mjek në profesion. Me një postim në Facebook, Berisha shkruan se nuk po arrihen dot të plotësohen as kuotat e specializimeve.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Mjeku dixhital jep lajmin ogurzi:
-largimin masiv te mjekeve nga Shqiperia.
-Universiteti i Tiranes shtyn perseri datat e specializimeve, pasi numri i kandidateve pjesemarres eshte me i ulet se sa numri i kuotave! Ky vertet eshte nje lajm ogurzi.
Autoritetet zyrtare te Universitetit te mjeksise dhane pak kohe me pare alarmin sepse numri i mjekeve qe marrin dokumenta per t’u larguar nga vendi eshte i barabarte me numrin e mjekeve qe diplomohen ne vend. Po te kemi parsysh ketu daljet ne pension te qindra mjekeve cdo vit, qe duhet te shoqerohen me diplomimin e mjekeve te rinj minimalisht sa numri i te pensionuarve, plus nevojat e tjera ne Shqiperi, mund te thuhet se po ecet me shpjetesi mbrapa.
Numri i mjekeve per 1000 banore po bie ne nivele tejet kercenuese per kujdesin shendetesor dhe me pasoja shume te renda per sherbimin shendetesor. sb
” I Nderuar Z. Berisha…! Uroj qe ky mesazh t’Ju gjeje sa mire me shendet Ju e te afermit tuaj…! Ne kete vend e situate qe po jetojme, dita dites po behen me evidente fenomene qe kurrsesi nuk mund te fshihen, ndaj me lejonit’Ju bej me dije fatkeqesisht nje lajm ogurzi: Universiteti i Mjekesise Tirane shtyn serish datat e specializimeve pasi nr. i kandidateve pjesemarres eshte me i ulet se nr i kuotave ngaqe mjeket po largohen… Ceshtje kohe edhe per mua para se te largohem nga ky vend… “