Home KRYESORE Prej lirise se shtypit tek Op Edi dhe GazetEri!

Prej lirise se shtypit tek Op Edi dhe GazetEri!

Nga Arian Galdini

 

Eshte globale renia e lirise se shtypit. Me shume se liri shtypi ka tirani transparence. Korporatat jane ne qasje e perpjekje te suksesshme per te kapur qeverisjet edhe ne vendet me te zhvilluara te demokracive perendimore, e madje po ia dalin edhe te copezojne e tejetesojne edhe pothuajse pjesen me te madhe te instrumentave qe e bejne demokracine te tille.

Qe mes klientelizmit dhe lobizmit te mos kete me dallim, e per rrjedhoje njerezit ta kene te paqarte se cfare eshte ligjore, pra e lejueshme, e cka jo, Korporatat kane mare ne zoterim mediat dhe duke perdorur lirine e shtypit, jo duke e ushtruar ate, krijojne ciklone informative dhe analitike ku mbledhin gjithcka e nuk kthjellojne asgje.

Perdorimi i lirise se shtypit con ne tiranine e transparences, dmth pafundesi lajmesh ku gjithkush thote cfare te doje, secili te verteten sipas tij, qe shkaktojne tejngopje te lexuesit deri ne kolapsim. Kolapsimi i qytetarit nga mbi-informimi eshte pothuajse ne te njejtat vlera negative me mosinformimin qe benin Diktaturat.

Qytetari i mbi-informuar eshte po aq i painformuar sa qytetari te cilit i ndalohet informacioni. Mund ta quajme edhe te keqinformuar, por eshte ashtu. Kerkohet metodologji dhe pergatitje ne nje mase se paku modeste akademike, qe ne diktatin e mbi-informimit qytetari te zhvilloje shqisat dhe kapacitetet perzgjedhese.

Ne perzgjedhje, edhe mund te gabosh e kesisoj te quhesh i keqinformuar. Ndersa kur nuk perzgjedh dot, nuk je aspak i keqinformuar, je thjesht i painformuar. Tek e fundit, edhe ne Diktatura me mungese informacioni, nuk eshte se qytetari nuk mer fare informacion. Mer thjesht dhe vetem informacionin qe i ushqen Diktatura. Pra nuk perzgjedh sepse nuk e lejojne te perzgjedhe.

Ushtrimi i lirise se shtypit con ne misionarizem dhe pergjegjshmeri publike. Ushtrimi i lirise se shtypit eshte thelbesisht ushtrimi i nje pushteti nga profesionistet e informimit nder qytetaret, pra nga gazetaret, qe te kerkojne e shpallin me korrektesi e kurajo cdo te vertete. Gazetaria eshte mision i madh, nuk eshte pune qe ta jep Pronari.

Qytetare jane gazetaret. E ngase kane zgjedhur te behen profesioniste ne pushtetin e informimit, ata jane qytetaret profesioniste qe ne emer te qytetareve, per qytetaret te kerkojne e shpallin te vertetat.

Korporatat ne bote, kane shpikur linjen editoriale si e drejte, ne emer te lirise se shtypit. Kjo linja editoriale eshte perdorimi me i piset qe i behet lirise se shtypit.

Me linje editoriale, shuhet cdo vije ndarese mes klientelizmit dhe lobizmit, mes lajmit dhe shantazhit, mes se vertetes dhe qokes, e keshtu me rradhe.

Mund te thuash se je dogmatik, ideologjik, parimor ne perzgjedhjen e linjes editoriale. Por ne fund te fundit, te gjithe keshtu thone. Cka e ndan ate qe deklarohesh me ate qe je, e percakton akti i ndodhur.

Ky debat sot eshte edhe ne SHBA edhe ne Europe, edhe ne Britanine e Madhe, vecse i sjelle ne Shqiperi, druaj se biem ne qesharakezim te debatit.

Imagjinoni Donald Trumpin, Barck Obamen, Hillary Clintonin, Theresa May, Matteo Renzi, Angela Merkel, David Cameron, e ke te doni tjeter, madje edhe Silvio Berlusconin, qe te rrine cdo dite neper kafe e dreka e darka, me pronare mediash, me analiste e gazetare, e te jargaviten apo gerditen me ta.

Imagjinoni cilindo nga lideret perendimore qe te vije nje cast e te zbrazen nga pergjegjshmeria publike, e gjithcka publike ta perdorin si joshje a kercenim per pronaret e mediave, analiste e gazetare.

Ka episode patjeter, sepse njerezore jemi te gjithe, por nuk ma ha mendja se gjenden ne Perendim te tille lidere e shtetare si keta qe kemi ne ketu, qe lidhin e zgjidhin gojet, breket e interesat me gjithefare njeriu qe ka para e vota, qofshin keto te pastra a te felligeshta.

Jemi aq vend i vogel, sa ketu ngaterrimi i kembeve dhe mendjeve, nuk te jep kurre pamje te qarte se te kujt jane kembet dhe e kujt eshte mendja.

Ketu nuk kemi as klientelizem e as lobizem. Ketu kemi mirefilli gangsterrizem. Ata qe kane pushtete publike qofshin keto pushtete shteterore, politike, te drejtesise apo medias, behen bashke per te sunduar publikun, per ta plackitur publikun dhe per ta mbajtur te nenshtruar publikun.

Prandaj, kush na flet per Linja Editoriale ketu, le te na e kurseje kete prapanicetallje.

Ketu nuk ka Linje Editoriale, ka Implikim.

Te gjithe rendin pas Implikimit apo Implikuesit te rradhes. Prandaj eshte dite e zeze per median kur edhe ato pak media qe ndonese te kritikueshme ne llojin e tyre, rezistojne si kundershtare te pushtetve.

Nuk eshte gje e vogel qe Mbipushteti te kerkoje edhe mbingopje me informacion edhe mosinformacion.

Po ndodh. Tirania e transparences dhe Tirania e mosinformimit, po permblidhen vetem ne nje dore, ne nje pushtet, ne nje njeri.

Ky njeri e ka emrin Edi Rama. Mos e merni per te lehte kete qe po ndodh. As mos e mendoni pa pasoja te medha.

Tashme ne kontskestin shqiptar, mer tjeter kuptim, madje mer shume kuptim shkurtimi i rubrikes Opinione dhe Editoriale ne Op Ed.

Fatkeqesia eshte se gazetaria po transformohet ne gazetEri…

Share: