Home KRYESORE Profesori i Harvardit: Në mars Putini do testoje Trumpin me trazira në...

Profesori i Harvardit: Në mars Putini do testoje Trumpin me trazira në Kosovë!

Thomas E. Ricks, profesor i Harvardit, dhe ish gazetar i mediave më prestigjioze në botë, si “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, ka shkruar një opinion për revistën Foreign Policy, ku ai tregon, pse beson se në mars Kosova do të përballet me trazira. Kjo sipas tij do të ndodhë sepse është forma më e mirë që Putini të testojë Tumpin.

Ricks, i cili ndjek zhvillimet në Ushtrinë Amerikane për “Washington Post”, që nga viti 2000 deri në vitin 2008, thotë se dëshira e Trumpit për të shmangur konfrontimin me Rusinë do të ketë pasoja për disa vende e sidomos për Kosovën.

Ky gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes, pasi shpjegon tensionet e fundit në mes të Kosovës, sidomos ato me trenin, thotë se ugjedhja e Trumpit si president i SHBA’së, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e Amerikës ndaj Kosovës.

“Duke u bazuar në komentet e Trumpit për NATO-n si dhe afërsia me Rusinë, kanë bërë që të vihet në pikëpyetje mbrojtja e Amerikës ndaj Kosovës. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjeve të Trumpit vështirë së mund të jenë rastësi. Duke e ditur se Rusia ka më shumë përparësi tani që Trump është zgjedhur president, Serbia mund të bëjë kalkulimet e saj që Rusia do ta përkrahë në “mbrojtjen e serbëve” që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar Ricks.

Ai parashikon se Trump mund ta braktisë Kosovën, për të mos i rrezikuar marrëdhëniet me Rusinë.

“A do të jetë i gatshëm Trump të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë në mënyrë që trupat serbe të hyjnë në veriun e Kosovës? Kjo gjë është me siguri e mundshme, pra që administrata e Trump të jetë e gatshme të braktisë Kosovën”./360grade.al

Share: