Më shumë se 200 persona u arrestuan dje gjatë protestës së dhunshme që u bë në momentin kur Donald Trump po jepte betimin e tij presidencial
Rrugët kryesore të Washingtonit u mbushën me mijëra qytetarë, të cilët shprehnin pakënaqësinë e tyre dhe dolën në protestat e anti-Trump, shkruan Metro.uk.
Policia kishte hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e cila ishte nisur drejt Capitolit ku edhe mbahej ceremonia e betimit të Presidentit.
Protestuesit kishin djegur makinat dhe kishin thyer edhe xhamat e ndërtesave të dyqaneve që ishin në afërsi të Capitolit.