Home KRYESORE Rama..God Forbid (Zoti na Ruajte) !!!

Rama..God Forbid (Zoti na Ruajte) !!!

Nga Kreshnik Collaku

Milloshevici e filloi Luften ne Kosove me shprehjen “askush nuk do ti preke serbet”.

Sot kryeministri Vucic ka perdorur te njejten shprehje “askush te mos i vrase serbet”.

Ne pamje te pare te dyja deklaratet kane nje permbajtje llogjike idiote,duken si deklarata pa aresye.

Ne fakt te dyja deklaratat kane sherbyer si Kode per te celur siparin e nje konflikti shfaroses ndaj shqiptareve.

Deklarata e Vucic sot eshte nje Deklarate e Koduar Lufte.

Prishtina po merr masa. Kroacia eshte ne alerte e po reagon.  SHBA kane reaguar,BE gjithashtu.

Ne kete shqetesim Ballkanik,ne kete prag konflikti kercet Pasiviteti dhe reagimi pak mbi zero e qeverise shqiptare.

Marredhenia e Rames me Vucic po jep pasoja.

Naiviteti me te cilen Rama u perfshi ne lojen serbe…nuk mund te perbeje sot kompleks per reagimin e Tiranes zyrtare. Rama duhet te shpetoje nga ky kompleks. Gafa e tij diplomatike e permasave historike eshte vetem ceshtje e ndergjegjes se tij tashme.

Aktivizimi diplomatik i Tiranes Zyrtare tashme eshte emergjence kombetare.

Tirana Zyrtare ka disa mundesi te ushtroje presion diplomatik mbi Serbine.

Ne kete rast Tirana nuk ka luksin te heshte. Heshtja e Tiranes Zyrtare sot..marredhenien Rama-Vucic e nxjerr nga dimensioni naivitetit,i jep asaj nje kontekst te qellimshem ne permbushje te nje strategjie antishqiptare.

God Forbid. !!!

Share: