Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pak orë pasi firmosi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Burime nga brenda mbledhjes bëjnë të ditur se shkarkimi i Manjanit nuk është diskutuar aspak. Madje, Rama nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë mbledhjes për këtë lëvizje dhe koalicionin me LSI-në.
Pasi është folur për temat që kanë qenë pjesë e rendit të ditës, deputetët e PS janë shpërndarë.