Pas mbledhjes së komisionit të posaçëm hetimor të ngritur për çështjen “CEZ”, reagoi edhe Izet Haxhia, ish-bodigardi i Berishës në kohën që ky i fundit ishte President si dhe Rome Karaj, ish-eksperti ligjor që ka administruar dokumentet e procesit të privatizimit të kompanisë CEZ.
Izet Haxhia: Dita e ndëshkimit do vijë për Zenin e të gjithë kriminelët
“Frika që ju ka kapur, nuk mund të mbulohet me ‘argumentet’ e Ben faqores Sot në komisionin parlamentar për hetimin e aferës korruptive të CEZ, në përpjekjen e dëshpëruar të mbrojtjes së autorëve kryesorë të kësaj vjedhje, babait dhe të birit të papunë, por milioner, kishte dalë njëfarë Arben Ristani apo faqorja.
Nuk dua të merrem me këtë pijanec ordiner, me këtë hajdut votash e mandatesh, sepse edhe po nuk ka qenë në efektin e avujve të alkoolit, ai mbetet një lavire e keqpërdorur nga kodoshët Berisha. Argumenti mjeran që ai përdor për të hedhur poshtë këtë vjedhje të tmerrshme që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve është sa qesharak dhe banal.
Sipas këtij, dëshmitari kryesor i aferës, Romeo Karaj, është i pabesueshëm sepse më paska takuar mua (një kriminel e vrasës) dhe për këtë ka edhe prova haaaaa. Ore Ben Faqorja, unë Romeon e kam mik qëkur ti ishe akoma në kampin kundërshtar të Berishës dhe bëje avokatinë e viktimave të tij në mediat e shkruara.
Takimi ynë nuk ka qenë as i fshehur dhe as i frymëzuar nga interesa apo pazare të kalkuluara, sikur janë takimet e Zenit në hotelet e Pragës me Nuel Kalaj, apo ato të Berishës që nga viti 2006 po me këtë person. Pasi me anë të një deputeteje të trashë nga mendja e trupi, u munduat të ndërtonit një alibi për vrasjen potenciale që mendja kriminale e Berishës planifikonte për mikun tim, duke e cilësuar atë të çmendur e që ka tentuar të vrasë dy herë veten, që ka bërë korrupsion në një ndërmarrje, që Romeo nuk e di as se nga vjen.
Tani po na dilni me ‘bombën ‘ e faqores Ristani se Romeo është i pabesueshëm se më paska takuar mua vrasësin dhe ka bërë edhe foto..Hajde prova hajde..Uroj që t’ju shtohen sa më tepër këto ‘prova’ kundër Romeos. Frika që ju ka kapur, nuk mund të mbulohet as me alibitë e deputetes së ‘trashë’, as me ‘argumentet’ e Ben faqores dhe as me poezitë e Zenit. Dita e ndëshkimit për juve o grabitqarë e vrasës të pangopur po afrohet.”
Romeo Karaj: Saliut po i rrëshqet toka nën këmbë
“Saliut po i rrëshqet toka nën këmbë. Situata i ka dalë jashtë kontrollit. Shumë shpejt do të mbarojë edhe retorika denigruese dhe zhurmuese e kopesë së tij dhe ai do të përballet me faktet dhe provat që po dalin përditë e më tepër. Çështja e privatizimit të OSSH është Waterloo e tij. Dënimi i tij është vetëm çështje kohe. Tani e rëndësishme është të përgatitemi për procesin e zhdëmtimit të këtij populli prej bëmave të tij. Vetëm drejtësia do të shërojë plagët ekonomike dhe morale të këtij vendi.”