Nga Alan Friedman, Corriere.it
Një vit më parë, samiti vjetor ekonomik në Davos, elitës globale e financave dhe politikës, kishte ide shumë të qarta: … Donald Trump nuk mund të marrë Shtëpinë e Bardhë, … britanikët do të votonin kundër Brexit, … sepse globalizimi, sipas tyre, ishte forca më dashamirëse e historisë njerëzore …
Deri me sot rendi liberal botëror ka për qëllim tregtinë e lirë, tregjet e hapura, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe një angazhim të përbashkët për të adresuar problemet e klimës… Por këtë vit delegatët në Davos u perballen me frontin e një krize, e cila në një farë mënyre i ngjan një krize ekzistenciale.
“Feja” e tyre bazuar mbi globalizimin duket se eshte diskredituar, të paktën sipas udhëheqësve të rinj në SHBA dhe Evropë. Elita globale tashme duket se ka humbur çelësin e zgjidhjes se problemit, ndërsa viktimat e efekteve negative të globalizimit kane reaguar fort permes proceseve elektorale duke kundershtuar kete “status quo”!
Me fitoren e Brexit, zgjedhjen e Trump dhe humbjen e Renzit në referendum – për të mos përmendur lëvizjet ksenofobike në rritje anti-emigrante në Gjermani, Francë, Holandë dhe Hungari – bota ka hyrë në një fazë të ringjalljes politike dhe kulturore kundër asaj qe sot po quhet “establishmenti”.
Eshte një “kryengritje” e popullit kundër “elitave”, me sakte kundër atyre elitave të cilët u mblodhën këtë javë në Davos …
“Davos Man” është term i njohur shpikur nga Samuel Huntington për të përshkruar figurën elitare të pjesemarresit tipik te Davos si një mbrojtës i zjarrtë i globalizimit, nderkohe qe sillet si iluminist dhe progresiv në çështje si varfëria në Afrikë apo klima globale, etj.
Shkurt, “Njeriu Davos” është një qenie e vetendjere, qe mbështet botën e vlerave liberale, diversitetin kulturor dhe të biznesit. Ai jeton në një guacke luksoze, qe është gjithmonë politikisht korrekte.
Ky njeri mberrin me helikopter ne Davos, per takime rastësore me korporatat e medha, per te pire nje kafe me burra te tipit “Seehof Davos” në bar, për një salutim me personazhe si George Soros, apo ndoshta edhe per te degjuar një përrallë nga ish-presidenti Bill Clinton…
Në programin e këtij viti në Davos tema per diskutim është: përgjegjësia e lidershipit. Por problemi i vërtetë per diskutim mund të ishte shume mire përgjegjësia e vete Davos, i cili këtë vit duket më shumë si një simbol i problemit sesa i zgjidhjes.
Elita boterore tashme është nën akuze dhe do të bënte mirë të pyeste veten se pse “populistët” kanë arritur te mposhtin “elitën” mu ne mes te Perëndimit?! …
Nëse Davos deshiron të bëjë disa gjera të mira kete vit, ai duhet realisht te filloje një epoke te re reflektimi ndaj vetvetes dhe elitës botërore. Davos nuk duhet te mbetet tek ankesat qaramane në lidhje me “rreziqet” e proteksionizmit me ardhjen e Donald Trump.
Nuk mjafton as vetë-kritika mbi efektet e globalizimit. Te gjithe tashme duhet të pranojmë se me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë po hyjnë në një periudhë të paparashikueshme dhe e pasigurt politike ndërkombëtare.
Duhet të pranojmë se rendi liberal dhe bota me te cilen jemi mësuar një gjysmë shekulli, tashme ka ndryshuar dhe është riformatuar, e në mjaft raste lojtaret e rinj kyc ne loje po vijne nga demokracitë joliberale.
Ndërkohë Vladimir Putin vazhdon të rishkruaje hartën gjeopolitike të gjysmës së planetit, duke arritur te orkestroje edhe një ndërhyrje në fushatën zgjedhore amerikane në favor të Donald Trump.
Ndoshta ironia më e madhe e samitit ne Davos nderkohe është se ardhja e Donald Trump po i hap rrugën lindjes se një Kine me më shumë ndikim në skenën botërore …
Dje, për herë të parë, presidenti i Kinës hapi samitin Davos, dhe mesazhi i Presidentit Xi Jinping ka qenë i një protagonisti tipik.
Kina nderkohe po perpiqet te paraqitet në Davos dhe në botë, si një forcë e besueshme për stabilitetin ndërkombëtar, në favor të tregtisë së lirë, por gjithmone permes një globalizimi sa më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Kina tani te bën të ndihesh “mirë”, dhe cuditerisht ka arritur te joshe edhe vete “Njeriu Davos”. Në sajë të fenomenit Donald Trump, sot Kina duket se e ka pozicionuar veten si një udhëheqës botëror në mbrojtjen e mjedisit si dhe në mbrojtje të marrëveshjes për klimën. No more comment! …
Nderkohe duhet te jete e qarte se rendi botëror sic ne e kemi njohur deri me sot, duket se po ndryshon, dhe “Davos Man”, të paktën tani për tani, është në tërheqje.
Udhëheqesia e mendimit botëror duket se eshte kapur ne befasi dhe nuk e di se çfarë të mendoje me! Dhe me sa duket konfirmohet se ky lidership shpejt mund të ketë një problem serioz!