Home KRYESORE “RUSSIA TODAY” – Kriza e re në Ballkan: Made In the EU

“RUSSIA TODAY” – Kriza e re në Ballkan: Made In the EU

A do të jetë presidenca e Donald Tramp momenti i së vërtetës për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, apo çështja e Ballkanit do të mbetet jashtë radarit të administratës së re?

Nëse jo tani, atëherë kur mund të vendoset për disa gjëra? Presidenti serb Tomislav Nikoliç duhet të ketë kërkuar të njëjtat përgjigje kur, në një intervistë të fundit, habiti Perëndimin duke thënë se serbët dhe shqiptarët e Kosovës janë “në prag të luftës”.
Deklarata vjen pas 18 vjetësh, kur një tren nga Beogradi u përpoq të hynte në Kosovë. Treni ishte lyer me ngjyra kombëtare të Serbisë dhe sloganin “Kosova është Serbi”.

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëroi për “tensionet” në Ballkan, duke i bërë thirrje BE-së për të shtensionojë situatën.

BE-ja – ngatërrestare apo paqebërëse?

Dikush mund të pyesë veten për durimin e Lavrovit, i cili është i vetëdijshëm se BE-ja dhe disa prej shteteve anëtare kanë vepruar si forcë destabilizuese në rajon për shumë vite – të paktën që nga viti 1991, kur u shpërbë dhunshëm Jugosllavia filloi. Disa nga vendet evropiane nxituan të njihnin pavarësisë kroate dhe boshnjake, si Gjermania në fillim të viteve 1990.

Disa lëvizje mund të shihen si të dëmshme nga çdo vëzhgues i paanshëm – të tilla si, mbështetja financiare dhe ushtarake e BE-së për shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Ose presioni i BE-së në rajon që të largojë veten nga Rusia – duke filluar me mbështetjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe duke përfunduar me thirrjen e fundit të qeverisë serbe për të mbyllur një qendër humanitare ruse në qytetin e Nishit.

Nikoliçi dhe thembra e Akilit të Perëndimit

Objektivi i preferuar nga mediat kryesore evropiane në incidentin me trenin, ishte presidenti Nikoliç. Ai padyshim goditi në shenjë me mediat kryesore kur kritikoi politikat në Ballkan të presidentit amerikan në ikje, Barak Obama, dhe shprehu shpresën se me administratën e re Tramp, Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë politikat të cilat “kanë krijuar shumë probleme” në Ballkan.

Menjëherë, Nikoliçi u quajt “pro-rus”, “nacionalist” dhe “i rrezikshëm” nga disa nga kanalet kryesore të lajmeve në SHBA dhe BE.

Megjithatë, Pavel Kandel, kreu i studimeve ballkanike në Institutin e Evropës në Moskë, beson se shpresa e Nikoliçit për një ndryshim në drejtim të politikës amerikane është e pabazuar.

“Së pari, Tramp nuk do të kujdeset shumë për Ballkanin,” tha Kandel në një intervistë. “Së dyti, politika e jashtme amerikane ka bërë deri tani çdo gjë të mundshme për t’i lidhur krahët Trampit. Për shembull, imponuan sanksione ndaj presidentit të pjesës serbe në Bosnjë para vizitës së tij të planifikuar në Uashington për përurimin e Trampit.”

Sabotimi i Departamentit të Shtetit

Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe – një pjesë e Bosnjës populluar kryesisht nga serbët ortodoksë – u dënua zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit Amerikan për sabotimin e marrëveshjeve të paqes të nënshkruar në Dejton në vitin 1995.

Arsyeja e vërtetë e sanksioneve është një sabotim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për ndryshimet e pritshme të politikës së jashtme nën Trampin, thotë eksperti.

Ministria e jashtme ruse i kritikoi sanksionet kundër Dodikut. Sergei Lavrov po ashtu hodhi poshtë kërkesën e BE-së për të mbyllur qendrën ruse humanitare në Nish duke akuzuar Perëndimin për paragjykime. Lavrovi i bëri thirrje Uashingtonit dhe Brukselit të ndryshojnë politikat e tyre për të vendosur një paqe të qëndrueshme në Ballkan – një detyrë që nuk mund të arrihet pa lojtarët e mëdhenj si SHBA dhe BE./360grade.all

Share: