Home KRYESORE Sali Berisha: Rama dhe Meta, “Hajdutët e Shtetit”

Sali Berisha: Rama dhe Meta, “Hajdutët e Shtetit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë sot një intervistë për gazetaren e AbcNeës, Merita Haklaj, ku ka komentuar shkarkimin e Manjanit dhe zhvillimet brenda mazhorancës.
Më poshtë intervista e plotë:

MERITA HAKLAJ: Zoti Berisha ishte një fundjavë ku u duk, nëse shprehemi në mënyrë figurative mund të themi se “doli fundi i kazanit”, po Edi Rama dhe Ilir Meta vazhdojnë qeverisin bashkë dhe Ylli Manjani është ministri i shkarkuar. Ju me siguri dhe portalet mes pikëpyetjesh e paralajmëruar largimin e tij ndërkohë ju u shprehët se fitoi Eskobari, duke ju referuarKlement Balilit i cili është ende në kërkim i pakapu. Si e komentoni këtë zhvillim të këtyre dy-tre ditëve të fundit si dhe deklaratat e zotit Manjani?

SALI BERISHA: Ky zhvillim ndodh në një pseudomazhorancë, e cila është unike në planet, dy palë që nuk lënë intrigë pa bërë kundër njëra tjetrës, nuk lënë akuzë pa bërë kundër njëra tjetrës. Pretendojnë ose tallen me një vend, ose tallen me një popull, tallen me një shoqëri, qëndrojnë në pushtet me ato vota si një organizatë e vërtetë kriminale. Mund të ketë patur njerëz që e kanë quajtur të rëndë këtë shprehje kur e kam thënë në fillim, bazuar në një libër të famshëm “Hajdutët e Shtetit” të Sarah Chayce, por çdo njëri që sheh zhvillimet në Shqipëri absolutisht kjo qeveri tejkalon qeverinë të cilës i kushtohet ky libër, ish qeveria e Afganistanit dhe del kjo në vend të parë. Cfarë ndodh, çfarë po ndodh? Ministrii drejtësisë, i cili për pozicionin që ka është dhe më i informuari nga të gjithë ministrat e tjerë, ka informacionin e të gjithë veprimtarisë të qeverisë dhe të shtetit, por ka dhe informacionin e burgjeve, të botës së nëndheshme që është dhe një nga burimet më kryesore për krimin, trafiqet  dhe zhvillimet kriminale në një vend. Pra, ky ministër shkarkohet në kulmin e një krize që është kriza e Eskobarit, sepse, siç rezulton dhe unë më vjen keq por e theksova dhe vetë, ky është i pari që ka kërkuar arrestimin e Balilit. Ky paguan çmimin. Natyrisht duhet të jemi realist. Akuza të rënda mbi këtë mazhorancë këtë javë ka lëshuar dhe Lefter Koka, Vangjel Tavo. Por Lefterit u mjaftua duke i thënë qentë le të lehin. Jo se nuk tha gjërat më të rënda por problemi është se videot e Kokës e shakullosin Ramën dhe gjysmën e udhëheqjes socialiste që në momentin që ti teket atij ti nxjerrë, dhe për Ramën i ka të plota ato.

Por kthehemi tek Manjani. Manjani është qartë viktimë kryesore e lidhjeve të krimit, e mbrojtjes dhe proteksionit të krimit. Por Manjani, kush ndoqi intervistën e tij, deklaroi një gjë të padëgjuar kurrë, që kryeministri firmos akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, për mbledhje që sjanë mbajtur. pra kryeministri është një fallsifikator i tillë saqë përdor fuqinë e ekzekutivit për të urdhëruar pagesa, zhvillime, për të paraqitur ndodhira të cilat s’kanë ndodhur kurrë. Kryeministri pra shndërrohet, përdor fuqinë e ekzekutivit si një instrument kryesor për veten e tij për qëllimet e tij. Sepse një njëri, një kryeministër të firmosë vendime, akte për gjëra që nuk kanë ndodhur, ai vë veten e tij në këto akte dhe ndaj Manjani tha se me krijimin e SPAK ai do të flasë. Manjani, për pozicionin që ka patur, ka patur mundësi të ketë një vështrim mbi të gjithë sistemin e prokurimeve dhe koncesioneve apo vendimeve. Manjani ka pra kështu të gjithë biografinë kriminale të kryeministrit shqiptar, të Niko Kapuranit, të Saje qorrit, të Damian hajdutit dhe me radhë e me radhë. Cfarë del këtu tjetër? Del këtu se që në këtë moment Ylli Manjani është njëriu më i kërcënuar i Shqipërisë, sepse me njohuritë e tij të pakufishme, ai, ekzistenca e tij përbën problemin më madhor për Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale të përbërë nga Saje qorri, Damian hajduti, Ilir Beqja, Niko Kapurani siç po e quan Korça tani. Mendoj se në kushtet aktuale, një komision hetimor parlamentar, në të cilin Manjani të zbardhë për publikun shqiptar dosjen e tmerrshme të organizatës kriminale që quhet qeveri, aferat e mëdha të Edi Ramës që firmos vendime për gjëra që s’kanë ndodhur, vjedh pra me firmën e tij, situatën dhe informacionet e mëdha që ai ka. Një gjë duhet të kemi parasysh, se bota më e informuar nuk është kjo që shohim ne, nuk është as komuniteti i inteligjencës, nuk është as qytetari dixhital, bota më e informuar është bota e nëndheshme, bota e burgjeve.Ata janë një univers indformacioni. Ndaj dhe del e domosdoshme krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar në të cilën zoti Manjani të bëj transparencë duke i bërë një shërbim shumë të madh vendit, ndofta një nga shërbimet më të rëndësishme në 26 vitet e fundit.

MERITA HAKLAJ: Nëse i marrim në mënyrë kronologjike ngjarjet, pra kemi kërkesën e zotit Meta për thirrjen e Këshillit të Sigurisë drejtuar Presidentit Nishani i cili ka paralajmëruar se do të mblidhet, kemi një deklaratë të Vasilit i cili i referohet takimeve që zoti Meta ka patur me zyrtarët amerikanë lidhur edhe me këtë çështje; kemi pastaj deklaratat e zotit Lefter Koka dhe të zotit Tavo, dhe më pas dhe ato të zotit Manjani. A ra Ilir Meta sot?

SALI BERISHA: Pa diskutim që është një kapitullim pa kushte i të gjithë këtyre. Natyrisht unë kam thënë dhe e them. Kërkesa e Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë kombëtare ishte një kërkesë e drejtë. Këshilli sjell më shumë transparencë dhe uroj që Kryetari i Këshillit, pra presidenti i Republikës të njohë publikun me shqyrtimin dhe konkuzionet e kësaj mbledhje. Historia e Balilit, e cila ish ministri Manjani theksoi se ka një datë të rëndësishme që është 17 maj, ishte një histori unike. Edi Rama, Sajmir Tahiri ju thanë të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri dhe atyre jashtë Shqipërisë, se Eskobarit të Ballkanit nuk kemi ç’ti bëjmë sepse e mbron Ilir Meta. Majde arritën deri aty sa e thanë se e fsheh Meta. Ilir mund ta ketë fshehur, ai mund ta ketë mbrojtur por ka një problem. Ilir Meta, si kryetar parlamenti ka zero fuqi ekzekutive mbi policinë e shtetit. Ilir Meta as nuk mund ta urdhërojë, as dhe s’mund t’ja bllokojë hetimin asaj. Atëherë, normal lindte ideja që këta po e përdorin, spo e arrestojnë Balilin vetëm e vetëm që të mund të akuzojnë Metën. Unë nuk e di se çfarë i kanë thënë në Uashington Ilir Metës, por mosarrestimi i Balilit ishte kryekëput mbrojtje që i bëntë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Meta në një moment kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të dëshmuar që janë të tjerët të cilët po mbrojnë Balilin. U cudita kur pati njerëz që thanë se a duhej kjo mbledhje. Asnjë problem më madhor sot në rrafshin e sigurisë kombëtare se Balili nuk ka. Aq sa ishte Pablo Eskobari për Amerikën Latine, kaq është Balili për Ballkanin, për rajonin. U përpoq Rama me Tahirin duke përhapur lajmin se ja kishin besuar DEAs arrestimin. DEA është një organizatë që kryeson në botë luftën kundër drogës por secili vend ka detyrimin të arrestojë trafikantët e vetë. Pra kjo është një organizatë kriminale. Manjani e tha por e kam thënë dhe unë në parlament, se partnerët, mbi bazë dosjesh të paktën tre herë kanë kërkuar largimin e Sajmir Tahirit nga kjo detyrë. Sepse ata kanë konstatuar lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Erdhi shefi i agjensisë qëndrore të zbulimit të SHBA, takoi kryepolicin por nuk takoi ministrin. Pra nuk i kishte kredencialet për ta takuar.

A e dini pse nuk arrestohet Balili? Se Balili qënka kontraktor kryesor i Habilajve, i drogës së Balilajve, pra i drogës së Tahirit se çfarë është droga e Habilajve është e Tahirit. Këtu e kam informacionin që më ka ardhur këto ditë. Pra një kupolë e tmerrshme krimi rëndon sot mbi çdo shqiptar. Këto zhvillime faktojnë katërcipërisht se krimi sot është qeveri.

MERITA HAKLAJ: Zoti Basha deklaroi se SHBA nuk e mbështesin Ramën ndërkohë që në këtë situatë sa e fuqishme duket PD për të përfituar qoftë nga pikpamja e krediteve qoftë në elektorat?

SALI BERISHA: Unë mendoj se opozita së bashku me qytetarët shqiuptarë do t’ja dalë me sukses të plotë të largojë këtë bandë nga qeverisja. Kjo është një bandë, është një organizatë kriminale. Cilido që mund të më thotë jo, i paraqes secilit koncesionet e Beqes, e Gjiknurit, veprimtarinë oskure të Nuko Kapuranit,që hiqet si xhentëllmen por i kapur nga të katër anët më thonë korçarët, nga banda famose e Partisë Siçiliste. Pra janë qytetarët shqiptarë të cilët pa diskutim, të udhëhequr nga opozita do të japin verdiktin. Cështja e qëndrimit të SHBA është një çështje themelore sepse Edi Rama, në një akt megakorrupsioni politik, i korruptuar nga Xhorxh Soros, i lejoi vetes të thotë në mediat kryesore të botës sharjet prej një halabaku politik, që si tha asnjëri në planet, ndaj presidentit aktual Donald Trump. Unë paraqita në parlament dokumentat e qarta se si ndryshoi vota nga tetori në dhjetor. Edi Rama për çdo shqiptar përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.

MERITA HAKLAJ: A shkon Ilir Meta me Edi Ramën në zgjedhje?

SALI BERISHA: Unë mendoj se shkojnë por nuk mund të them me siguri se cili do jetë kompozimi i koalicionit të tyre por çdo lloj kompozimi kam bindjen se opozita e mbështetur nga qytetarët shqiptarë do ti japë vendin e merituar./ABC News

Share: