Home KRYESORE Sarkazma e një vajze te re për përdorimin politik te 21 janarit!

Sarkazma e një vajze te re për përdorimin politik te 21 janarit!

Nga Jonida Salku

Mos ki frikë, nuk ekzistojnë fantazmat, shpirtrat, Kostandinët, besa, drejtësia e gjëra të ngjashme!

Provën më të sigurtë për këtë që po them, e tregojnë kronikat e sotme: fakti që Ziver Veizi me shokë nuk u ngritën nga varri t’i tromaksnin Ministruçat që u vendosnin lule mbi varr.

As në Bulevard s’pati këmbë zombie. Vetëm një gjë e gjatë që kryen ritualin e degjenerimit të deleve të veta para dhe pas vdekjes… Edhe tek varri! Imagjinoje!!!

Mos ki frikë. Vdis i lumtur, gjersa e di ç’të pret edhe pas vdekjes. Nuk ka parajsë, ferr, purgator e kësi andrallash. Ka vetëm denigrim alla-albanese.

Meanwhile, keep calm and…! Popull i…!

Share: